FB

July 5, 2023 | 9:09

Klinika Vera Virhov / Rëndësia e shëndetit mendor tek fëmijët, monitorimi dhe fjala e profesionistëve të vërtetë

Dr. Edi TUSHE / Dr. Mariola BANI / Dr. Meri PAPAJANI / Logopede Silvana GJONI / Dr. Genta DEDEJ

Fëmijët janë të ndryshëm, sikundër çdo sjellje e tyre nuk mund të jetë po aq e njëjtë mes bashkëmoshatarësh të tjerë. Por për prindin ka gjithmonë një mënyrë ndryshe të të parit, veçanërisht në ato raste kur sjellja e tij nuk përkon në normalitetin e të tjerëve.

Edhe pse prindërit në shumicën e rasteve nuk duan ta pranojnë të ndryshmen tek fëmija e tyre, ata duhet të jenë të vetëdijshëm se të monitoruarit dhe kapja në fazat e hershme të çrregullimit sjellor të tij, e ndihmon të voglin të rikuperohet dhe të ketë një jetë normale si gjithë të tjerët. Kur flasim për shqetësime të tilla, të cilat mund të derivojnë me një spektër me të gjerë në sëmundjet e shëndetit mendor, fjala e patjetërsueshme u përket profesionistëve, mjekëve që përcaktojnë diagnozën apo prognozën për raste të tilla. Në Klinikën Vera-Virhov bashkëveprimi i disiplinave të ndryshme mjekësore e ka fuqizuar këtë rol, duke bërë që rastet e fëmijëve me probleme të shëndetit mendor të kapen në kohë dhe të kenë rezultate pozitive në zhvillimin e duhur. Kabineti i Shërbimit të Shëndetit Mendor për Fëmijët përbëhet nga mjeku pediatër dr. Edi Tushe, mjekja psikiatre për fëmijë dr. Mariola Bani, mjekja neurologe dr. Meri Papajani dhe nga logopedet Silvana Gjoni, Klajdi Kaca etj. Në Klinikën Vera Virhov, fëmijët ekzaminohen me seriozitet dhe profesionalizëm nga mjekët specialistë të cilët zbatojnë protokollet ndërkombëtare të aprovuar nga institucionet kompetente për të vlerësuar nëse një fëmijë ka nevojë për terapinë e zhvillimit, dhe më pas logopedistët e klinikës merren me fëmijën duke i aplikuar teknikat e logopedisë 

LOGOPEDIA

Në Klinikën Vera Virhov, fëmijët ekzaminohen me seriozitet dhe profesionalizëm nga mjekët specialistë, të cilët zbatojnë protokollet ndërkombëtare të aprovuar nga institucionet kompetente për të vlerësuar nëse një fëmijë ka nevojë për terapinë e zhvillimit, dhe më pas logopedistët e klinikës merren me fëmijën duke i aplikuar teknikat e logopedisë. Në klinikën mjekësore Vera Virhov terapia e të folurit realizohet për fëmijë dhe të rritur me problematika të komunikimit verbal dhe jo-verbal. Tek logopedi mund të drejtohesh qoftë për një konsultë rutinë për mbarëvajtjen e zhvillimit të komunikimit të fëmijës, që nga mosha 10 muajsh e deri në moshën geriartrike. Disa nga diagnozat që trajtohen janë: Apraksia e të Folurit tek Fëmijët (CAS) me metodën më efikase DTTC, si dhe me metodën PROMPT, për të cilën është dashur një kualifikim i thellë dhe sfidë për ta implementuar për herë të parë në Shqipëri, metodë që ka rezultuar e suksesshme. Gjithashtu, në klinikën Vera Virhov trajtohen në mënyrë të veçantë edhe Çrregullimet e Rrjedhshmërisë (si belbëzimi), për menaxhimin e së cilës trajnohet jo vetëm fëmija, por edhe prindi me metodën Lidcombe. Një vëmendje të veçantë merr edhe trajtimi i Çrregullimit të Spektrit të Autizmit dhe ADHD, ku ofrohet terapia ABA, terapi logopedike dhe terapi loje.

Duke njohur problematikat dhe nevojat sensoriale të fëmijëve, sidomos të fëmijëve në Spektrin e Autizmit, ofrohet dhe terapia sensoriale (Sensory Integration Therapy), si një terapi bashkëshoqëruese, e cila ka shumë përfitime, duke nisur nga ndihmesa që u jep fëmijëve për koordinimin, orientimin në hapësirë, kohë, menaxhimin e hipersensitivitetit dhe vetë-rregullimin emocional. Gjithashtu, në klinikën Vera Virhov ofrohen edhe klasa autonomie, bazuar në protokollin AFLS, për të arritur që një fëmijë me autizëm sot, të jetë një individ i pavarur nesër, që të plotësojë nevojat dhe dëshirat e tij për jetesë optimale. Rehabilitimi i problematikave të komunikimit, është i ndryshëm për çdo individ, edhe pse mund të kenë të njëjtën diagnozë, por prognoza e këtyre fëmijëve pas trajtimeve të marra në jo vetëm një lloj terapie, është shumë herë më pozitive sesa në rastet kur fëmija merr vetëm një lloj terapie. Gjithashtu, ajo varet edhe nga intensiteti terapeutik, niveli i vështirësive që paraqet fëmija dhe angazhimi i të gjithë personave afër fëmijës. Bazuar në eksperiencën e disa viteve, në 5 vitet e fundit ndërgjegjësimi është rritur. Fëmijët paraqiten më herët dhe për pasojë rikuperojnë vështirësitë më herët dhe rezultatet janë më pozitive. 

ANALIZAT GJENETIKE TË EPILEPSISË DHE AUTIZMIT

Klinika Vera Virhov ofron analizat gjenetike për këto dy sëmundje përmes bashkëpunimit që ajo ka me klinikën gjenetike CEGAT GmbH në Tubingen, Gjermani. Analizat gjenetike ofrojnë një ndihmesë të madhe në vërtetimin e diagnozës dhe në terapinë e epilepsisë sipas çrregullimit gjenetik. Gji-thashtu, këto analiza ja-pin informacion nëse dëmtimi është apo jo i trashëgueshëm, për të ndihmuar prindërit për planifikimin e një fëmije tjetër në të ardhmen. Në rastin e Çrregullimeve të Spektrit Autik ofrohet analiza gjenetike TRIOEXOME e cila bëhet tek prindërit dhe fëmija me të njëjtat pritshmëri si më lart. Analizat janë një procedurë e thjeshtë teknike e marrjes së gjakut, me një përfitim mjaft të madh në diagnozat e mësipërme.

ELEKTROENCEFALOGRAMA

Nëse fëmija ka nevojë për EZHE (Electroencephalogramë), në Klinikën Vera Virhov, ajo jo vetëm që bëhet nën kujdesin e veçantë të mjekes neurologe dr. Meri Papajani përmes një aparati mjaft modern për diagnozën e EZHE-së, por madje, për fëmijët bëhet edhe më e thjeshtë përmes një kapuçi që përshtatet me moshën e fëmijës, duke bërë që ekzaminimi të mbarojë shpejt dhe me mjaft cilësi.

 

 

KLINIKA VERA VIRHOV

+355 68 20 31 903 +355 68 60 64 320 Adresa: Rruga “Islam Alla” Dr. Genta Dedej / Dr. Edi Tushe – Klinika Vera-Virhov klinikaveravirhov [email protected] 

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.186, muaji dhjetor

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top