FB

July 11, 2023 | 9:09

Klinika Vera Virhov / Terapia natyrale për zhvillimin e aftësive tek fëmijët

Logopedia është një shkencë mjekësore teknike që parandalon, diagnostikon dhe rehabiliton çrregullimet gjuhësore apo të komunikimit. Ndihmon në zhvillimin e aftësive reveptive (të të kuptuarit) dhe ekspresive. Gjithashtu edhe në rrjedhshmëri apo qartësinë në të folur si edhe vështirësitë në gëlltitje. Patjetër që në shumicën e rasteve diagnozat nuk janë të izoluara, por janë të ndërthurura me diagnoza neurologjike, neurozhvillimore ose neuropsikiatrike por jo vetëm.

Edhe rastet e humbjes kongenitale të dëgjimit apo belbëzimi (që shpesh ka baza psikolog – jike, emocionale apo gjenetike) , duhen tra – jtuar me patjetër nga logopedi dhe ekipi multidisipli – nar. Është një shkencë relativisht e re në Shqipëri por metodat trajtuese kanë variacione të mëdha, kryesisht në bazë të diagnozës. Por pyetja më e zakonshme nga prindërit është ‘Kur duhet të drejtohemi tek logopedi?’ Shpeshherë, prindërit alarmo – hen duke krahasuar fëmijët e tyre me fëmijë të tjerë dhe mendojnë se fëmija i tyre mund të mos jetë në hapat e du – hura të zhvillimit. Duke patur parasysh që çdo fëmijë kalon nëpër disa faza zhvillimi në grupmosha të caktuara, të cilat i quajmë gurët themeltare të zhvillimit. Pra çdo fëmijë në një grupmoshë të caktuar duhet të ketë fituar disa aftësi.

Vlerësimi gjatë konsultës logopedike bëhet me anë të protokolleve ABLLS- R ose VB-MAPP të cilët janë in – strumente që ndihmojnë në vlerësimin e aftësive gju – hësore, sociale, motor dhe të të mësuarit tek fëmijët. Kryesisht përdoren për vlerësimin e fëmijëve me Çrreg – ullimi të Spektrit të Autizmit, por edhe me çrregullime të tjera të zhvillimit. Terapia logopedike konsiston kryesisht në një program trajtimi individual të ndërtuar nga logopedi duke patur parasysh tablonë klinike të pacientit dhe pikat kyçe të nevojshme për ndërhyrje.

 

Terapia me fëmijët bazohet kryesisht në lojëra dhe aktivitete të cilat janë të struk – turuara me qëllim terapeutik dhe nxisin zhvillimin e af – tësive sa më natyrale, duke qenë se fëmijët mësojnë më shumë nëpërmjet lojës.

 

 

 

 

 

KLINIKA VERA VIRHOV

KONTAKT (04) 222 6 441 +355 68 60 64 320 +355 68 20 31 903 [email protected]

 

Botuar tek Revista Psikologjia, Nr.189, muaji Mars 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top