Në gjurmët 36-vjeçare të babait, mjekut stomatolog Rexhep Kërçiku, klinika dentare 2L Kërçiku zhvillon aktivitetin në Allias, për t’u zgjeruar e për të dhënë kontributin e saj në disa fusha të specializuara për shëndetin oral. Mjekët Gresalda dhe Relian Kërçiku, njëherësh bashkëshortë, thonë se ka stepje, lënie pas dore të shëndetit oral, por se me mënyrat e reja dhe moderne jo vetëm të shërbimeve, por edhe praktikave edukative, kanë mundur të jenë një klinikë që i ka bërë për vete pacientët, të vegjël apo të rritur qofshin ata.
Problematikat…
Higjiena e gojës është një domosdoshmëri për çdo njeri, por kategoria e cila kërkon më shumë kujdes është ajo e fëmijëve. Të parandalosh është më mirë se sa të kurosh. Problematikë është ortodoncia, degë e cila merret me drejtimin e dhëmbëve, raportet e nofullave dhe problemet e kafshimit. Trajtimi i hershëm, që në moshën 6-7 vjeçare bën që disa anomali të evidentohen dhe trajtohen pa qenë vonë. Këto trajtime nuk shkaktojnë dhimbje përveçse një periudhë njëjavore dhe zgjasin në varësi të problemit dhe ecurisë. Llojet e aparateve që përdoren janë të lëvizshëm dhe shërbejnë për përfitimin e hapësirave kur keni dhëmbë qumështi apo zgjerim të nofullave.
Mandej vazhdohet me vënien e aparateve fikse, që janë dy lloje, metalike ose braketa qeramike dhe që përdoren nga çdo grupmoshë. Në Klinikën 2L Kërçiku ekziston dhe një teknikë e re e aparateve Self-Ligating (Damon) e cila i ofron pacientit më shumë komoditet, shkurtim të kohës së trajtimit dhe reduktimin e vizitave për aktivizim të aparatit. Metoda tjetër është metoda e drejtimit të padukshëm, ku në bashkëpunim me laboratorin tonë bëhet e mundur marrja e masave, dalja e videos 3D para, dhe pas përfundimit të trajtimit mbahen maskerina transparente, të cilat mbahen çdo ditë, rreth 22 orë. Janë komode, të padukshme, hiqen pasi konsumon ushqim dhe ndërrohen çdo tre javë. Numri i tyre varet nga anomalia e çdo pacienti. Në klinikën tonë IDEA LIGN është një zgjidhje që çdo ditë e më shumë po pranohet nga pacientët, sidomos nga moshat mbi 20 vjeç.
Shërbim i rëndësishëm është edhe implantologjia, insertimi i vidave të titaniumit (impiant) në strukturën kockore për të zëvendësuar mungesat pa dëmtuar dhëmbët. Pas kësaj, pacientët i nënshtrohen një faze të dytë për të pritur osteointegrimin e implantit në kockë për një periudhë 6-mujore. Implantet përdoren për disa arsye: mundësojnë ndalimin e riabsorbimit kockor, shpëtojnë dhëmbët fqinjë, janë punim fiks, i lëvizshëm, nuk shkaktojnë dhimbje, dhe më e rëndësishme, nëse kujdesesh për shërbimin oral, zgjasin përgjithmonë.
Në klinikën 2L Kërçiku kushtohemi për shëndetin oral të fëmijëve, duke qenë një burim edukativ edhe për prindërit. Fëmijët janë pacientët më delikatë, ndaj mundohemi t’ua lehtësojmë vizitat duke u dhuruar stikera me heronj apo princeshat e preferuara. Pas çdo pune, u dhurojmë certifikatën e guximtarit, të cilën e vendosim në këndin e fëmijëve. Në këtë mënyrë ata nuk frikësohen, por ambientohen dhe vijnë me shumë dëshirë.
Shërbimet pranë 2L Kërçiku, kryefjalë garancia
Në Klinikën Dentare 2L Kërçiku do të gjeni të gjitha shërbimet dentare me materiale cilësore, ambiente të këndshme me higjienë maksimale. Shërbimet u dedikohen të gjitha moshave, nga këshillat për dhëmbët e parë të qumështit deri te moshat më delikate, apo pacientët që kërkojnë kujdes më të veçantë klinik. Për të gjithë pacientët ofrohet kontroll i detajuar, përcaktim i diagnozës, plan-trajtim dhe konsultë, të gjitha falas. Realizohen në klinikë të gjitha shërbimet dentare, të kompjuterizuara dhe me grafi digjitale nga ora 08:00-20:00. Stafi i specializuar profesionistësh, duke ofruar mbështetje dhe komunikim të mirë dhe të kujdesshëm. Shërbimet e ofruara në klinikën 2L Kërçiku fillojnë me shërbime parandaluese stomatologjike (fluorizimi) mbushjet e dhëmbëve, shërbimet estetike, stomatologjia restorative, kirurgjia orale dhe implantologjia (metodat e mbjelljes së dhëmbëve), stomatologjia pediatrie, kujdes i veçantë i fëmijëve, ortodonti (të gjitha llojet e aparateve). Në klinikë ruhen në arkivë të gjitha kartelat klinike pacientëve, ku shënohet datat dhe procedurat e kryera, për të qenë të informuar për gjendjen e pacientit para dhe pas, si dhe për të qenë transparentë për punimet dhe garancinë në rast problemi.
Dr.Gresalda Thomollari Kërçiku, ortodonte, diplomuar në “Stomatologji” në AU në vitin 2012. Master i Shkencave në Stomatologji, vazhdon specializimin 3-vjeçar në ortodonti, ka kryer trajnime të ndryshme në ortodonti si: ortodontia interceptive në teknikën straight-wire, UZKM. Ortodontia e avancuar straightwire, Doctor step; L’ortodonzia del paciente in eta evolutiva; Damon, Sistem i avancuar, Ortodoncia funksionale, kurs i formimit të lartë teorik-praktik në aparatet e lëvizshme; kurs i formimit të lartë intensiv në fasetat direkteindirekte; ushtron profesionin me kohë të plotë prej 8 vitesh.
Dr. Relian Kërçiku, endodont, kirurg, implantolog, diplomuar në “Stomatologji” në UT në vitin 2008. Mini master në kirurgjinë orale dhe implantologji. Trajnim në metodat moderne në endodontite. Kurs i formimit të lartë intensiv për fasetat direkte dhe indirekte. Ushtron profesionin me kohë të plotë që prej 2008.
Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 160
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.