Mirëqenie

November 12, 2019 | 8:25

Koha kur hani ka më tepër rëndësi, se ajo çfarë hani

Ekzistojnë prova që shprehja e vjetër “hani mëngjes si një mbret, drekën si fisnik dhe darkën si i varfër”, duhet të riformulohet. Me një rishikim të rëndësishëm, kjo qasje mund të ndihmojë jo vetëm për një shëndet më të mirë, por edhe për humbjen e peshës.

Një studim në American Journal of Clinical Nutrition zbuloi se koha kur hani mund të ketë ndikim më të madh se sa ushqimi që hani. Studiuesit krahasuan rezultatet e humbjes së peshës së dy grupeve, të gjitha gra mes moshës 18 dhe 45 vjeç, të cilat konsumonin të njëjtin numër kalorish ditore. Grupi që kishte drekën vaktin kryesor të ditës humbi 1.3 kg më shumë sesa grupi që hëngri më shumë në darkë.  Në krye të dy javëve grupi i parë humbi 5.6 kg në vend të 4.3 që humbi grupi i dytë.

Personat e grupit të parë patën gjithashtu përmirësim të madh në ndjeshmërinë ndaj insulinës, gjë që mund të ndihmojë në shmangien e diabetit.

Një drekë më e rëndësishme.

Ndërsa nevojitet më shumë studim për të zbuluar nëse këto rezultate mund të mbahen si standarde dhe nëse ato vlejnë për popullatën e përgjithshme, është një ndryshim i thjeshtë i stilit të jetës që çdokush mund ta bëjë. Si shpërblim, ju mund të mos e përjetoni urinë tipike në mesnatë, që ju bën të shkoni tek frigoriferi.

Nëse e merrni drekën me vete në punë, mund të krijoni një sfidë në fillim për të marrë me vete një vakt sa më të bollshëm. Kjo mund të ndihmojë edhe në buxhetin tuaj. Ndërsa në darkë konsumoni gjëra të shëndetshme si sallata të ndryshme.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top