FB

April 14, 2022 | 9:38

Kohë të vështira, mendje djallëzore / Nëse ju vjen kjo postë elektronike nga gruaja e Zelenskit, është një mashtrim

“Unë jam gruaja e presidentit ukrainas Zelensky”, por më pas ajo ju kërkon para me e-mail. Ky është mashtrimi i fundit që qarkullon në internet, i cili edhe në Itali ka prekur disa përdorues që kanë marrë letrën e shkruar në rusisht dhe anglisht. Email-i të kujton mashtrimin klasik të princit nigerian, por ky i fundit vishet me stil bashkëkohor, duke përdorur luftën në Ukrainë dhe duke firmosur me emrin e gruas së Volodymyr Zelensky dhe zonjës së parë ukrainase, Olena Zelenska.

“Përshëndetje i dashur mik, personalisht po ju dërgoj këtë shënim urgjent, duke ju uruar që të kujtoni familjen time dhe të gjithë popullin ukrainas në lutje”, thuhet në letrën, e cila në tekst flet për vendin e sulmuar dhe situatën e rrethimit nga Rusia. “Emri im është Olena Volodymyrivna Zelenska, gruaja e Presidentit Volodymyr Zelensky, dhe ne dëshirojmë që ju të luteni për Ukrainën dhe për burrin tim, i cili po lufton pa u lodhur për të shpëtuar vendin”. Më pas mesazhi shkon deri te pika: çështja nuk ka të bëjë vetëm me luftën, por edhe me paratë.

“Arsyeja e dytë për këtë letër urgjente është të kërkojmë ndihmën tuaj të matur në një çështje personale”, vijon teksti. “Dëshiroj t’ju besoj një pasuri që e kisha ruajtur vite më parë. Të gjitha pasuritë tona tashmë janë ngrirë përveç kësaj, sepse e ruajta me mbiemrin tim të vajzërisë për të garantuar të ardhmen e 2 fëmijëve të mi; për këtë do doja t’iu besoja kujdestarinë e kësaj pasurie në diskrecion dhe konfidencialitet absolut”. Ndaj dhe kërkesa për t’u kontaktuar për të marrë këto para është elementi ku nis mashtrimi i vërtetë. Por si funksionon?

Siç pritej, është një mashtrim klasik i “princit nigerian”, por i rishikuar në një kontekst bashkëkohor, duke shfaqur gruan e kryeministrit ukrainas dhe si mjedis luftën në vend. Nëse i përgjigjeni emailit, futni një lak ku mashtruesit shpjegojnë se duhet të plotësohen disa dokumente për të marrë paratë. Në këtë pikë kërkohen para për noterin, avokatin dhe një takim (që në rastin e mashtrimit klasik është Nigeria). Në këtë rast përfundimi është pothuajse i sigurt: grabitja. Sa i përket mashtrimit “Olena”, ka gjasa që mashtruesit të kërkojnë vetëm pagesa për shkresat, duke mos mundur të organizojnë një takim.

 

 

Burimi / https://www.fanpage.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top