Në këto ditë dimri ku luhatjet e temperaturave janë burimi kryesor i virozave të shpeshta te fëmijët, por dhe tek të rriturit, mirë do ishte të kujdeseshim pak më shumë për të FORCUAR IMUNITETIN…
Përforcon imunitetin tonë, duke shkatërruar qelizat e infektuara nga viroza të ndryshme. Ushqimet që përmbajne në B-karoten përveç karotës janë edhe të gjitha perimet me gjethe jeshile si spinaq, sallata jeshile, brokoli etj…
2) Vitaminë C
Vitamina C përforcon imunitetin tonë, duke ndihmuar në prodhimin e qelizave të bardha të gjakut dhe të anti-viraleve
Burimet kryesore janë frutat, por dhe perimet e freskëta, përqindje më të lartë kanë agrumet si portokalli, limoni, mandarina por edhe kivi, speci i kuq majdanozi, brokoli, lulelakra etj..
3) Vitaminë E
Gjithashtu dhe vitamina E, stimulon në prodhim e qelizave të sistemit limfoid dhe imunitar
Burime të vitaminës E janë vaji i ullirit, avokando frutat e thata si arra, bajamet, farat e luledjellit etj..
4) Zink
Ai ka një rol të veçantë në sistemin imunitar pasi ndihmon për të rigjeneruar plagët dhe indet e dëmtuara.
Ushqime të pasura me zink janë fasulet, arrat,vezet, mishi i pulës, por edhe ai i viçit, si edhe prodhime të detit si karkalecat, midhjet etj..
5) Uji natyral
Çdo qënie e gjallë pa praninë e oksigjenit dhe të ujit nuk do të ishte e gjallë. Çdo sistem i trupit tonë fuksion më mirë në praninë e likideve pasi nën praninë e tij nëpërmjet neuroritrasmetuesve fillon dhe kundërveprimi dhe formimi i qelizave limfoide dhe imunitare!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.