Mirëqenie

January 15, 2021 | 8:46

KOKOVE, vezë fshati e kontrolluar

Për herë të parë në tregun shqiptar, kompania Cocoal shpk sjell produktin më të freskët dhe më të shëndetshëm, vezën e fshatit Kokove. Krejt bio, e rritur në fushat e gjelbra të fshatit Grabian, terren organikisht i pasur me vlera ushqimore, të cilat e bëjnë vezën Kokove një produkt të ushqyeshëm në tryezë.

Veza KOKOVE është VEZË FSHATI nga pula të rritura në ambiente të hapura, JO NË KAFAZE dhe të kombinuar me natyrën, me livadhe të gjelbra dhe ajër të pastër për t’u rritur të lira dhe për të garantuar cilësi më të lartë dhe shije të shkëlqyer të vezës.

PO CILI ËSHTË NDRYSHIMI nga vezët e tjera që prodhohen nga pula të rritura në kafaze, pra industriale?

KOKOVE është veza më e shëndetshme dhe më e shijshme sepse prodhohet nga pula të rritura në natyrë me hapësira të bollshme, livadh dhe pemë rreth 4-5 m² në dispozicion për çdo pulë dhe pa stres. Ndoshta nuk e keni ditur që stresi i pulave është i dëmshëm për shëndetin e njeriut.

Sipas Profesor Gianpaolo Usai, vezët janë të ndryshme si nga niveli kimik ashtu edhe ushqyes. Nuk janë të gjitha njësoj. Nga analizat në laborator ka rezultuar se, stresi që krijohet te shpendët në kapanone të mbyllura, çon në lëshimin e një mbidoze të një substance në vezë, acidin arachidonic, i cili vepron si pararendës i molekulave të ndryshme inflamatore që janë shumë të rrezikshme për shëndetin e njeriut. Ndërsa vezët organike të prodhuara nga pula të rritura në natyrë, në vend të kësaj përmbajnë substanca antiinflamatore si Omega 3.

Omega 3, nga ana tjetër prodhohet në sasi të mëdha nga pula vetëm kur ushqehet me bar në natyrë dhe jo me ushqime të koncentruara në kafazet e kapanoneve industriale. Arsyen përse ndodh kështu e shpjegon shumë qartë Prof. Cesare Castellini, i Departamentit të Shkencave Agrare, Ushqimore dhe Mjedisore në Universitetin e Perugia-s i cili thotë se: “Në realitet, një pulë konsumon 10-13% lëndë të thatë direkt nga kullota nëse ka livadhe dhe lëndina të mjaftueshme, dhe jo vetëm lëndën e thatë pra barin, por edhe insektet, krimbat tokësore etj. Kjo përthithje e substancave i shërben jo vetëm energjisë dhe proteinave, por mbi të gjitha i shërben cilësisë.

Pra, nëse kemi pula që ushqehen në mënyrë cilësore në livadh dhe që hanë direkt në kullotë një sasi të konsiderueshme, atyre u përmirësohet profili i vezës, d.m.th, rritet sasia e acidit linoleik dhe derivative të tij, sepse në bar ka pak lipide, 2-3% por 80% e këtyre lipideve janë linolen dhe për këtë arsye pula që është një përpunuese shumë e mirë, ka aftësinë të transformojë nga bari acidin linoleik në Omega 3, prandaj pulat që ushqehen në livadhe në të vërtetë kanë edhe vezën më cilësore”.

REKOMANDIMI YNË:

Veza KOKOVE garanton shëndetin tuaj sepse është EKSTRA e FRESKËT dhe më e kontrolluar se sa vezët e tjera që tregtohen të hapura dhe pa paketim nga fshati, duke nisur që nga vaksinimi deri te kontrollet periodike nga institucionet e kontrollit ushqimor. Shumë vende të botës në respektim të të drejtave të shpendëve e kanë kufizuar me ligj rritjen INDUSTRIALE të pulave në kapanone të mbyllura. Bashkohu edhe ti në mbrojtje të cilësisë ashtu si edhe ne të vezës KOKOVE!

Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 153

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top