Në një treg akademik gjithnjë e më konkurrues, suksesi dhe cilësia dallohen vetëm përmes rezultateve konkrete. Kolegji Universitar i Biznesit vazhdon të dëshmojë se është një hap përpara, duke u renditur ndër intitucionet e arsimit të lartë që ndërtojnë të ardhmen përmes dijes. Vlerësimi më i fundit nga Revista Ndërkombëtare “Trend”, me çmimin “Awards Business Trend 2024”, është një dëshmi e qartë se studentët e KUB kanë zgjedhur një institucion që jo vetëm investon në formimin e tyre profesional, por edhe fiton njohje ndërkombëtare për standardet e larta të edukimit. Ky është momenti kur çdo i ri që kërkon të ndërtojë karrierën mbi themele të forta duhet të ndiejë sigurinë se po zgjedh rrugën e duhur, një rrugë që kalon përmes Kolegjit Universitar të Biznesit.

Me një fluks të lartë regjistrimesh për vitin e ri akademik 2025–2026, Kolegji Universitar i Biznesit tregon se gjithnjë e më shumë të rinj po i bashkohen këtij rrugëtimi të sigurt drejt suksesit profesional e personal. Sepse në KUB, çdo përpjekje ka kuptim dhe çdo student është pjesë e një familjeje që beson se edukimi është çelësi i së nesërmes.
“Kolegji Universitar i Biznesit u shpall fitues i çmimit “Awards Business Trend 2024” si i vetmi institucion i arsimit të lartë në vend gjatë vitit 2024 me performancë të lartë në fushën e edukimit nga Revista Prestigjoze Ndërkombëtare “Trend” e cila do bëjë të mundur shpërndarjen e saj në shumë vende të botës”, theksoi Rektori i KUB, Prof. Dr. Ylber Bezo.
Në mbrëmjen GALA të shpërndarjes së çmimeve morën pjesë rektori i Kolegjit Universitar të Biznesit, Prof. Dr. Ylber BEZO si dhe Dr. Ardi BEZO, Zv.Rektor i KUB, Prof. Asoc. Dr. Shpëtim CAMI, Sekretar i Përgjithshëm i KUB.
“Ky çmim për Kolegjin Universitar të Biznesit në këtë fundvit është një aset i çmuar për të gjithë ne dhe me një peshë të jashtëzakonshme për punën e palodhur në më shumë se një dekadë aktivitet mes dhjetëra vlerësimesh dhe trofesh të zotëruara. Ky trofe dhe vlerësim shkon për të gjithë studentët e KUB që kanë ëndërruar një të ardhme të ndritur, për një të nesërme në profesion, që na kanë besuar dhe së bashku me ta ia kemi dalë. Ky vlerësim shkon për të gjithë dedikimin dhe përkushtimin e stafit akademik si dhe angazhimin e palodhur të stafit administrativ.
KUB beson se nëse të gjithë do e duam edukimin, kemi për t’ia dalë gjithmonë!”
Prof. Dr. Ylber BEZO, Rektor i KUB


PËR MATURANTËT DHE STUDENTËT – KUB PËR VITIN 2025-2026 OFRON PROGRAMET/DEGËT SI MË POSHTË:
FAKULTETI I EKONOMISË, DREJTËSISË E SHKENCAVE SOCIALE ofron programe studimi në:
a) Bachelor (3 vite akademike 180 kredite/ECTS) në:
Financë Kontabilitet, (3 vite 180 kredite)
Administrim Biznesi, (3 vite 180 kredite)
Banka dhe Institucione Financiare, (3 vite 180 kredite)
Marrëdhënie Ndërkombëtare, (3 vite 180 kredite)
b). Drejtësi (studime të integruara 5 vite akademike, 300 kredite/ ECTS)
c) Master i Shkencave (2 vite akademike 120 kredite/ECTS) në:
Kontabilitet Financë;
Kontabilitet Auditim;
Menaxhim Biznesi;
Menaxhim në Marketing;
Administrim Publik;
E Drejtë Civile Tregtare
E Drejtë Penale
B.FAKULTETI I INXHINIERISË DHE SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
a). Bachelor (3 vite akademike 180 kredite/ECTS) në:
Inxhinieri Kompjuterike
Inxhinieri Softuerike e Aplikuar
Inxhinieri Elektronike dhe Digjitale
Informatikë Biznesi
Teknologji Informacioni
b) Masteri i Shkencave në Shkenca Informatike (2 vite akademike 120 kredite/ECTS) në:
MSc.Informatikë Biznesi
MSc. Teknologji Informacioni
MSc. E-Commerce dhe Inovacion
KOLEGJI I STUDIMEVE TË LARTA PROFESIONALE 2-VJEÇARE (KSLP), (2 vite me 120 kredite/ECTS) në:
PROGRAME/DEGË PROFESIONALE 2-VJEÇARE, në:
a) Program Profesional “Asistent i Lartë” 2 vite me profile:
Asistent i Lartë Administrativ
Asistent i Lartë Ligjor
Asistent i Lartë Finance
b) Program Profesional “Hoteleri Turizëm” 2 vite me profile:
Hoteleri
Agjenci Udhëtimi
c) Program Profesional “Teknik i Lartë Automobilash” 2 vite me profile:
Teknik i Lartë Automobilash – Automekanikë
Teknik i Lartë Automobilash – Autotronikë
Teknik i Lartë Automobilash – HibrideElektrike
d) Program Profesional “Teknik i Lartë Elektrik” 2 vite me profile:
Teknik i Lartë Elektrik – Energjitikë
Teknik i Lartë Elektrik – Automatizim Industrial
Teknik i Lartë Elektrik – Elektromekanikë
e). Program Profesional “Teknik i Lartë” 2 vite me profile:
Teknik i Lartë – Sistemesh Kompjuterike
Teknik i Lartë – Teknologji Informacioni e Komunikimi (TIK)
Teknik i Lartë – Grafik, Web, Multimedia Dizajn
PS: Në Programet Profesionale 2-vjeçare nuk ka kriter pranimi për notë mesatare!
A.BURSA STUDIMI
TARIFA VJETORE E STUDIMEVE NË KUB ËSHTË 200 mijë Lekë/viti PËR TË GJITHA
PROGRAMET, NDËRSA VETËM NË INXHINIERITË ËSHTË 250 MIJË lekë/viti.
a.Për MATURANTËT me mesatare të lartë ofrohen BURSA STUDIMI:
- Për Notë Mesatare mbi 9.8 deri 10 jepet 100% Bursë Studimi
- Për Notë Mesatare mbi 9.5 deri 9.79 jepet 80% Bursë Studimi
- Për Notë Mesatare mbi 9 deri deri 9.49 jepet 50% Bursë Studimi
- Për Notë Mesatare mbi 8.5 deri 8,99 jepet 30% Bursë Studimi
b.Studentët që regjistrohen në Master dhe që kanë përfunduar Ciklin Bachelor në KUB,
fitojnë Ulje të Tarifës Vjetore për 50 mijë lekë në vitin e parë dhe 25 mijë vitin e dytë.
Kujdes!
1.Bursat dhe Uljet përfitohen nga Maturantët që regjistrohen në vitin e parë Bachelor dhe që bëjnë pararegjistrim si dhe/ose gjatë Fazës së Parë të Regjistrimeve.
Ju ftojmë të shpejtoni për në KUB pasi ofertat dhe kuotat janë të limituara.
PËR STUDENTË ME TRANSFERIME DHE PROGRAME TË DYTA
1.Në KUB pranohen Studentë që duan të Transferojnë Studimet
2.Pranohen Studentë që duan të ndjekin një Program të Dytë studimi, në të gjitha Ciklet dhe Programet që ofron KUB duke përfituar 25% ulje tarife.
3.Në KUB për shkak të Kurrikulave të Përditësuara me nevojat e tregut, ju njihen, ekuivalentohen dhe transferohen më mirë Kreditet e fituara në Universitetin ku keni qenë më parë.
Adresa: Rr. Gjergj Legisi, Nr. 23, Laprakë, Tiranë
+355 (0) 69 88 99 999 | +355 (0) 67 40 40 477 I [email protected] | www.kub.edu.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

