Nga Prof. Dr. Ylber BEZO, Rektor KUB
Kolegji Universitar i Biznesit këtë vit akademik shënon përvjetorin e 14 të lindjes së tij. KUB si institucion i arsimit të lartë jopublik, është një kontribut me vlerë në arsimimin shqiptar, me standarde bashkëkohore, seriozitet dhe dinjitet në arsimimin e brezave të rinj. Për vitin akademik 2024-2025 me miratimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, KUB ka realizuar disa RIORGANIZIME TË RËNDËSISHME të cilat përbëjnë RISITË E KËTIJ VITI SI MË POSHTË:
“Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike” është bashkuar me “Fakultetin e Ekonomisë” duke krijuar: “Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale, i cili synon diplomimin e specialistëve dhe njohësve të mirë të strategjive ekonomike dhe politike, të së drejtës europiane dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, rritjen e profesionalizmit dhe punësimit të të diplomuarve edhe në vendet e BE.
Hapet Njësia Kryesore me emërtimin “Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike”, me njësi bazë:
- Departamenti i Inxhinierisë Kompjuterike dhe Teknologjisë së Informacionit
- Departamenti i Informatikës së aplikuar në Ekonomi
- Qendra e Kërkimit, Projekteve dhe Inovacionit
Pranë këtij Fakulteti do të hapet programi i ri i studimit Bachelor në “Inxhinieri Kompjuterike”, me profile:
– Inxhinieri Kompjuterike
– Inxhinieri Softuerike e Aplikuar
– Inxhinieri Elektronike dhe Digjitale
Ky Program Studimi ofron kurrikula më të plota dhe serioze të cilat garantojnë edukim më të fuqishëm tek të rinjtë tanë, të aftë për të konkurruar në tregjet kombëtare e rajonale, dhe në nivel global.
Në KUB funksionojnë 3 Njësi Kryesore:
– Fakulteti i Ekonomisë, Drejtësisë dhe Shkencave Sociale;
– Fakulteti i Inxhinierisë dhe Shkencave Kompjuterike;
– Fakulteti / Kolegji për Studime të Larta Profesionale, brenda KUB.
Në këto 3 Fakultete ndjekin studimet rreth 1400 studentë, në Programet dhe Profilet/Degët e Ciklit të parë Bachelor, Ciklit të dytë Masteri Profesional dhe i Shkencave, si dhe në Programet e Studimeve të Larta Profesionale 2-vjeçare.
OFERTA AKADEMIKE E KOLEGJIT UNIVERSITAR TË BIZNESIT PËR VITIN AKADEMIK 2024-2025:
Për Maturantët dhe Studentët ofrohen Programet/Degët:
FAKULTETI I EKONOMISË, DREJTËSISË E SHKENCAVE SOCIALE
(I riorganizuar këtë vit) me programe studimi në:
a) Bachelor (3 vite akademike 180 kredite / ECTS në:
- Financë Kontabilitet, 3 vite 180 kredite
- Administrim Biznesi, 3 vite 180 kredite
- Banka dhe Institucione Financiare, 3 vite 180 kredite
- Diplomaci e Studime Europiane3 vite 180 kredite
- Marrëdhënie Ndërkombëtare, 3 vite 180 kredite
b) Drejtësi (studime të integruara 5 vite akademike, 300 kredite/ ECTS)
c) Master i Shkencave (2 vite akademike 120 kredite / ECTS) në:
- Kontabilitet Financë
- Kontabilitet Auditim
- Menaxhim Biznesi
- Menaxhim në Marketing
- Administrim Publik
- E Drejtë Civile Tregtare
- E Drejtë Penale
d) Master Profesional (1 dhe 2 – vjeçar 60 dhe 120 kredite / ECTS) në:
- Kontabilitet Financë;
- Menaxhim Biznesi;
FAKULTETI I INXHINIERISË DHE SHKENCAVE KOMPJUTERIKE
a) Bachelor (3 vite akademike 180 kredite / ECTS në:
- Inxhinieri Kompjuterike
- Inxhinieri Softuerike e Aplikuar
- Inxhinieri Elektronike dhe Digjitale
- Informatikë Biznesi
- Teknologji Informacioni
b) Masteri i Shkencave në Shkenca Informatike (2 vite akademike 120 kredite / ECTS) në:
- MSc.Informatikë Biznesi
- MSc. Teknologji Informacioni
- MSc. E-Commerce dhe Inovacion
KOLEGJI I STUDIMEVE TË LARTA PROFESIONALE 2-VJEÇARE (KSLP) (2 vite me 120 kredite / ECTS) në:
Programe /degë profesionale 2-vjeçare, në:
a) Program Profesional “Asistent i Lartë” 2 vite me profile:
- Asistent i Lartë Administrativ
- Asistent i Lartë Ligjor
- Asistent i Lartë Finance
b) Program Profesional “Hoteleri Turizëm” 2 vite me profile:
- Hoteleri
- Agjenci Udhëtimi
c) Program Profesional “Teknik i Lartë Automobilash” 2 vite me profile:
- Teknik i Lartë Automobilash – Automekanike
- Teknik i Lartë Automobilash – Autotronike
- Teknik i Lartë Automobilash – Hibride-Elektrike
d) Program Profesional “Teknik i Lartë Elektrik” 2 vite me profile
- Teknik i Lartë Elektrik – Energjetikë
- Teknik i Lartë Elektrik – Automatizim Industrial
- Teknik i Lartë Elektrik – Elektromekanik
e) Program Profesional “Teknik i Lartë” 2 vite me profile:
- Teknik i Lartë – Sistemesh Kompjuterike
- Teknik i Lartë – Teknologji Informacioni e Komunikimi (TIK)
- Teknik i Lartë – Grafik, Web, Multimedia Dizajn.
Në Programet Profesionale 2-vjeçare nuk ka kriter pranimi për notë mesatare!
BURSA STUDIMI:
TARIFA VJETORE E STUDIMEVE NË KUB ËSHTË 200 mijë Lekë/viti, PËR TË GJITHA PROGRAMET, NDËRSA VETËM NË INXHINIERITË ËSHTË 250 mijë lekë viti.
Për MATURANTËT me mesatare të lartë ofrohen BURSA STUDIMI:
- Për Notë Mesatare mbi 9.8 deri 10:00 jepet 100% Bursë Studimi
- Për Notë Mesatare mbi 9.5 deri 9.79 jepet 80% Bursë Studimi
- Për Notë Mesatare mbi 9 deri 9.49 jepet 50% Bursë Studimi
- Për Notë Mesatare mbi 8.5 deri 8,99 jepet 30% Bursë Studimi
Studentët që regjistrohen në Master dhe që kanë përfunduar Ciklin Bachelor në KUB, fitojnë Ulje të Tarifës Vjetore për 25 mijë lekë në vit.
Kujdes! Bursat dhe Uljet përfitohen nga Maturantët që regjistrohen në vitin e parë Bachelor dhe që bëjnë pararegjistrim si dhe/ose gjatë Fazës së Parë të Regjistrimeve. Ju ftojmë të shpejtoni për në KUB pasi ofertat dhe kuotat janë të limituara.
- PËR STUDENTË ME TRANSFERIME DHE PROGRAME TË DYTA.
- Në KUB pranohen Studentë që duan të Transferojnë Studimet ose dhe ata që duan të ndjekin një Program të Dytë studimi në të gjitha Ciklet dhe Programet që ofron KUB.
- Në KUB për shkak të Kurrikulave të përditësuara me nevojat e tregut, iu njihen, ekuivalentohen dhe transferohen më mirë Kreditet e fituara në Universitetin ku keni qenë më parë.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.