Studim

July 25, 2020 | 8:12

Kolesteroli i lartë shkakton infarkt

Kolesteroli është shkaktari i 14 infarkteve në orë. Në këtë përfundim kanë arritur studiuesit e Universitetit të Milanos dhe Bolonjës pas një studimi të bërë me 9000 pacientë nefropatikë.

Sipas studimit ndodhin mesatarisht 25 vdekje çdo 60 minuta nga infarkti dhe sëmundjet ishemike të zemrës dhe 26 shtrime në spital për shkak të arteriosklerozës koronare. Këto të dhëna alarmante vijnë nga studimi me mbi 9000 pacientë: 20 persona në 100 nuk e kishin mbajtur asnjëherë nën kontroll nivelin e kolesterolit.

Sipas studiuesve mjafton vetëm një pakësim prej 38mg për të ulur me 25% isheminë dhe një pakësim i kolesterolit prej 80mg për t’i përgjysmuar këto të dhëna.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 149

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top