Vapa dhe temperaturat e larta kanë ndikim të ndjeshëm në organizëm. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja sugjeron përgatitjen e një çaji i cili lehtëson punën e zemrës, ndërsa ka në përbërje ftuta pyllli, kulumbri, lule shtogu dhe trëndafil të egër.

Gjatë bisedës në studion e “Vila24” moderuar nga Androniki Kolka, në “News24”, Merja zbulon dhe një recetë për smoothie e cila shërben kryesisht për pastrimin e mëlçisë. Gjatë bisedës ai flet për një formulë të shëndetshme për fëmijë, bazuar tek frutat dhe perimet, sidomos banane dhe goji berry.
I pyetur për kujdesin që mund të tregojmë për ekspozimin në diell në plazh, Merja shpreh shqetësimin për qëndrimin në oraret e drekës dhe këshillon të bëhet kujdes për nishanet dhe lyerjen e tyre me krem mbrojtës, me qëllim parandalimin e formacioneve tumorale.
Burimi / BW
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

