Lifestyle

October 24, 2019 | 9:25

Kombinimet më të guximshme të vjeshtës (Foto)

Ky sezon vazhdon eksperimentet, madje edhe me ngjyrat e forta, të ndezura, të bëra bashkë. Mes shumë propozimeve që vijnë nga zëra të njohur të botës së modës, këtë herë propozohen bashkë dy ngjyra, të cilat as nuk e keni menduar se mund të qëndrojnë bashkë.

Janë në kontrast, po aq sa edhe në harmoni kur i shikon bashkë, rozë me të kuqe të errët ose vjollcë.

Vishnjë dhe rozë, dy ngjyra që shumë prej nesh nuk do guxonin t’i mendonin bashkë, por janë aq befasuese, sa i japin çdo fiziku një lloj sigurie dhe sofistikimi që rrallë veshje e arrijnë.

Pastaj, cila prej jush nuk ka dëshirë që të gjithë të kthejnë kokën? Epo, ja që me këtë kombinim kjo gjë arrihet mjaft lehtë. Me këtë kontrast që do të shihni në këto kombinime, do të kuptoni se roza dhe vishnja janë bashkimi më i mirë i vjeshtës, sidomos nëse jeni mësuar të shijoni një gotë verë me miqtë në mbrëmje.

Më poshtë, gjeni disa kombinime që do t’ju joshin për t’i pasur patjetër këto dy ngjyra në gardërobë.

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top