Mirëqenie

August 8, 2017 | 12:17

Kombinimi akullore me bozë, shija delikate, e padiskutueshme!

Nga Adela Kolea

Nga shija e acidit të ëmbël, te një pije e njohur në Ballkan dhe Kaukaz, e cila ende gjendet në panoramën ushqimore të shqiptarëve, edhe pse në përmasa të vogla, në Shqipëri përgjatë fëmijërisë sonë në vitet ‘80, gjithmonë për shkak të varietetit të kufizuar në sektorin e industrisë ushqimore, “Boza” zinte vendin e parë ne preferencat konsumit ushqimor popullor.

Një pije e konsideruar “popullore” e cila jo vetëm ishte ekonomike, me përbërës të tjethtë me bazë misri, por mbi të gjitha sepse shërbehej e ftohtë dhe konsumohej në rrugë, shesh, e pa shumë delikatesë.

boza

Ndërsa në Shqipëri përgatitet me bazë misri, në Turqi, Bullgari dhe vende të tjera ballkanase mund të prodhohet edhe me drithëra të tjera si gruri, qiqra dhe elb.

Natyrisht që tani janë shtuar dhe specialitete të tjera të traditës gastronomike turke, por me kalimin e kohës formoi një formulë me përbërje karakteristike për vendasit, siç tregonin gjyshërit, që në fillim të viteve ‘900 boza është përgatitur dhe tregtuar në mënyrë më praktike: nga shitësit e rrugës të cilët, të çuditshëm sa i takon gjuhës tipike dhe karakteristike, të cilët nuk i shihje në kioska apo ambiente ngrënieje të ndryshme, por thjesht me poçet që mbanin mbi supe a shpatullambushur me bozë, ata shkonin derë më derë, në rrugë, fshatra, duke u përpjekur të tërhiqnin vëmendjen e njerëzve, duke i ftuar të largoheshin nga shtëpitë e tyre për ta blerë këtë pije, përgatitur sipas recetave autentike.

shites-boze

Shitës boze

Në Shqipëri, në periudhën e regjimit totalitar, edhe pastiçeritë ashtu si në të gjithë ambientin tregtar, ishin shfuqizuar nga sistemi i pronës private. Këta tregtarë individualë, natyrisht që nuk mund të kryenin aktivitetin e tyre më vete. Vendin e tyre u zu nga punonjësit e qeverisë në këtë sektor.

Kjo si për sa i takon stafit të përhershëm, i cili shërbente në ato pastiçeri, ku ndër të tjera kemi blerë pastat e zakonshme, kasata dhe një pije të këndshme, shkumëzuese, e cila ishte ndryshe si “Coca-Cola”, e famshmja “VAPIK”, që në italisht përkthehet me një shprehje qesharake: “e ngrohtë, largohu”, – që këta shitës ambulantë që i binin rreth e përqark lagjeve tona, në veçanti për kënaqësinë e fëmijëve.

Kur akulloreshitësit kalonin poshtë banesave, niste një festë e madhe për të gjithë fëmijët, të cilët vraponin për të blerë akulloren e tyre, e vetmja shije në qarkullim: në mënyrë rigoroze me qumësht dhe ndoshta edhe boza. Megjithatë, të dyja shijet kishin cilësi të besueshme. Këto, në qoftë se dëshiroje, mund t’i konsumoje të dyja bashkë. Kombinimi i bozës me akullore për shumë njerëz është konsideruar si një delikatesë e padiskutueshme dhe e natyrshme për mua.

Kjo ishte gjithashtu një zakon shumë i mirë për të gjithë, që duke shijuar akullore me shoqëri, ishte një mënyrë për të shkëmbyer biseda e të bëje shaka me fjalët e tyre.

Bëhej fjalë për ato periudha që në fakt, për arsye të komplikuara për ne, dhe për të tjerë, shumë të thjeshta, për të cilat për të qenë mirë së bashku, mjaftonte shoqëria e mirë dhe një pikëtakim shumë elegant si: përpara karrocës së akulloreshitësit në lagje!

Burimi: https://www.albanianews.it/cultura/cucina/panorama-alimentare-albanese-boze-akullore

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top