FB

April 28, 2022 | 9:00

Komforti psikologjik në shkollë, kushti më i rëndësishëm për zhvillimin e personalitetit të nxënësve, rritjen e efektivitetit në edukim dhe mësimdhënie

 

 

Siguria psikologjike në proces arsimor, është ajo gjendje e mbrojtjes, e mirëqenies mendore, e perceptimit pozitiv, e asaj që na rrethon dhe i qëndrimit ndaj vetvetes dhe të tjerëve. Është e rëndësishme që mësuesi të kujtojë se klima psikologjike është kushti më i rëndësishëm për ecurinë e të gjithë personelit mësues-nxënës. Kjo ka shumë hapa të cilat duhet t’i ndjekë çdo mësimdhënës. Si lidhet një mësues me punën, fëmijët, me prindërit, mësuesit e tjerë, a është i kënaqur me sukseset, si i shpreh ndjenjat dhe si i zotëron ato – të gjitha këto ndikojnë te mësuesi dhe te nxënësit.

Përgatiti Blerina Mërtiri

Për të arritur këto duhen analizuar disa hapa të përditshëm:

  • Analizoni gjendjen e klimës psikologjike në klasë.
  • Identifikoni kushtet dhe faktorët që stimulojnë krijimin (ose pengimin) e një ambienti komod në mësim (anketimi vëzhgues i nxënësve).
  • Të formojë motivimin për të krijuar një mjedis komod në klasë.
  • Në çdo situatë duhen marrë parasysh karakteristikat individuale të secilit nxënës.
  • Në rast se ka nxënës jo në formë të mirë psikologjike, mësoni të dëgjoni nxënësin, veçanërisht në momentet e gjendjes së tensionuar.

Problemi i rehatisë emocionale në shkollë është i lidhur ngushtë me ndërveprimin pedagogjik (mësues-mësues, mësues-nxënës, mësues-grup nxënësish, mësues-prindër). Me pjesëmarrjen e psikologëve dhe punonjësve socialë vazhdon të zhvillohet një sistem të ruajtjes së shëndetit dhe mbështetjes psikologjike dhe pedagogjike të nxënësve të shkollës.

Ne kemi mundësinë të krijojmë një atmosferë në shkollë, në të cilën fëmijët të ndihen në një atmosferë rehatie psikologjike. Klima quhet e favorshme nëse në klasë mbizotëron një atmosferë dashamirësie, kujdesi për njëri-tjetrin, nxënësit janë të gatshëm të bashkëpunojnë dhe të tregojnë kreativitet, nuk kanë frikë të bëjnë pyetje, janë të lirë të shprehen. Nëse kemi arritur këto, themi se kemi krijuar komfortin psikologjik për çdo nxënës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top