Në fokus

December 9, 2016 | 14:29

Komiteti i Helsinkit: Të mbyllet burgu i Zaharisë! Po shkelen rëndë të drejtat e 175 të sëmurësh mendorë

Komiteti Shqiptar i të Drejtave të Njeriut ka kërkuar mbylljen e burgut të Zaharisë në Krujë për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut.

“Akomodimi në sistemin e burgjeve i një grupi personash prej rreth 175 të sëmurësh mendorë me masë mjekësore “Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor”, përbën shkelje të rëndë të të drejtave të tyre si dhe ka sjellë përkeqësim të gjëndjes së shëndetit të tyre mendor. Një nga çështjet që po përfaqësojmë në Gjykatën e Strasburgut synon zgjidhjen e këtij problemi endemik që shteti shqiptar nuk ka mundur t’i japë zgjidhje efektive prej gati 20 vitesh, dhe zhvendosjen e tyre në një institucion të specializuar mjekësor”, thotë Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

Krejtësisht jashtë standardeve ky Komitet ka vlerësuar edhe burgun e Burrelit, atë të Tepelenës dhe paraburgimi i Sarandës.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top