Përsiatje motivuar nga filmi Kutia e Zogut (2018)
Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Edhe pse filmi na jep shumë mesazhe bujare, ajo që në shikim të parë tërhoqi vëmendjen time ishte në fillim të filmit ku shohim Mallory, një nënë e distancuar, pa humor të përfshirjes emocionale me fëmijën e saj.
Në vitet 1960, Donald Winnicott foli për “nënën mjaft të mirë” si nëna e kujdesshme që përdoret nga vetë fëmija për të përmbushur nevojat e tij për ushqim, siguri, dashuri dhe “pasqyrim”.
Nënë e mirë është ajo që ndërton kanalet e komunikimit të fëmijës me botën e jashtme por edhe me veten e tij.
Në disa raste, megjithatë, “nëna e mirë” e Winnicott nuk ekziston. Dhe këtu tani po flasim për kompleksin e “nënës së vdekur” (analizuar në detaje nga psikoanalisti francez Andre Green).
Kompleksi nuk i referohet vdekjes natyrore të nënës por ajo që përshkruan është paaftësia e saj për të “hyrë” në rolin e nënës, duke shprehur shqetësime për marrëdhëniet e saj me fëmijën, pra pakënaqësinë që ndjen për veten e saj. Në fakt, për të mos përjetuar zemërimin që ka ndaj vetes (p.sh., ajo bëri fëmijë kur në fakt nuk e dëshironte), ajo preferon të racionalizojë situatën dhe të zemërohet duke thënë se fëmija i saj është mjaft kërkues, nuk përputhet me atë që dëshiron, shpesh është i uritur etj.
Kompleksi “Nënë e Vdekur” ka të bëjë me pasojat e depresionit të nënës, një depresion që privon me dhunë fëmijën papritmas në fillim të jetës së tij nga burimi i vitalitetit, nëna e tij e gjallë, e pranishme emocionalisht.
Depresioni të cilit i referohemi ndodh tek nëna për shkak të një ngjarje të papritur në mjedisin e saj, një zije me të cilën ajo përballet ose për shkak të humbjes së një të afërmi ose për shkak të abortit të një fëmije tjetër ose për shkak të vështirësive financiare, lidhje jashtëmartesore të babait etj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.