FB

October 4, 2024 | 1:09

Konflikti në çift na ndihmon të jemi më të lumtur

Ne respektojmë, dashurojmë dhe ëndërrojmë një jetë në dy. Dhe mrekullitë nuk zgjasin shumë, shpejt harrojmë arsyet që jemi së bashku dhe nis revolta në çdo fjalë.

krize

Çdo marrëdhënie në çift ka ulje dhe ngritje. Prandaj, pa marrë parasysh se sa të forta janë ndjenjat e dashurisë që na lidhin me partnerin tonë të jetës, është e pashmangshme, herët a vonë, do të kemi konflikte.

Keqkuptimet, mosmarrëveshjet apo divergjencat, situatat e konfliktit nuk do të ndodhin papritmas, por në mes të tensioneve dhe akumulimeve nga papajtueshmëritë e ndryshme, interesat, konceptet dhe vlerat personale apo mungesës së përmbushjes së pritjeve dhe nevojave.

Si të menaxhoni konfliktin:

-Komunikimi. Konflikti në çift zgjidhet më lehtë kur flasim për të. Kthejeni fushën e betejës në një plan për diskutim.

-Zëvendësojeni monologun me  dialogun, mësoni të dëgjoni dhe të ndani mendimet tuaja në një mënyrë që nuk do të dëmtojnë.

-Mos harroni se të dy bëni marrëdhënien tuaj, për këtë arsye nuk ka një fajtor.

-Bashkëpunimi. Bashkëpunimi do të ndihmojë për të manifestuar vullnet dhe dëshirë për të gjetur një mënyrë për të zgjidhur problemet tuaja. Ky mobilizim është qasja që do t’ju bëjë të kuptoni perspektivën e njëri-tjetrit.

-Fjala e fundit. Krenaria na bën gjithmonë të duam të themi fjalën e fundit, por e vërteta është gjithmonë diku në mes. Duke njohur fajin dhe marrjen e përgjegjësisë ndihmon në ndalimin e konfliktit  më shpejtë.

Konflikti nuk është një gjë e keqe

Ajo që i dallon marrëdhëniet më pak të lumtura nga ato të lumturat nuk është mungesa e konfliktit, por qasja e tyre. Pavarësisht se si ju zgjidhni problemet, mos harroni se qëllimi juaj është që të kapërceni në një mënyrë pozitive, duke çuar në një njohje më të mirë, në një shkallë më të madhe të intimitetit për të zhvilluar dhe forcuar marrëdhëniet.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top