FB

May 7, 2025 | 16:30

Konsistenca si shtyllë e rëndësishme e karakterit dhe e zhvillimit personal

 

Konsistenca i referohet përputhshmërisë dhe qëndrueshmërisë në mendime, ndjenja dhe veprime.

blerinaNjë njeri i qëndrueshëm në sjellje, mendime dhe qëllime krijon besueshmëri tek të tjerët, tregon pjekuri emocionale, arrin qëllimet e veta, jep ndihmën e vet dhe krijon një imazh të qartë tek vetja dhe tek të tjerët.

Fjala “konsistencë” përdoret në shumë fusha të ndryshme dhe merr kuptime specifike sipas kontekstit. Në kuptimin e përgjithshëm ajo tregon një gjendje të qëndrueshme ne mendime, sjellje, veprime. Në logjikë është një njeri është konsistent nëse nuk përmban kundërshtime mendimesh por udhëhiqet nga ide të qarta.

Në psikologji ka të bëjë me përputhjen midis mendimeve, ndjenjave, sjelljeve dhe në ndërtimin e identitetit personal.

Në matematikë i referohet mungesës së kundërthënieve, d.m.th nuk ka dy përfundime që e përjashtojnë njëri-tjetrin.

Në programim, informatikë dhe shkencë, një sistem i të dhënave është konsistent nëse të gjitha pjesët specifike përbërëse të tij përputhen dhe nuk përmbajnë kundërshtime midis tyre.

Në sport lidhet me ruajtjen e një niveli të lartë performance gjatë një periudhe të gjatë.

Në biznes, konsistenca është thelbësore. Një kompani që është konsistente në komunikim, vendimmarrje dhe menaxhim të brendshëm ndërton jetëgjatësi dhe besim tek klientët.

qendrueshmeri

Në edukim dhe disiplinë, konsistenca është kyçe për të krijuar rregulla të qarta dhe një ambient të qëndrueshëm për zhvillim.

Në etikë dhe marrëdhënie shoqërore konsistenca tregon përputhje ndërmjet fjalë-veprim dhe është bazë për integritetin personal.

Konsistenca në personalitet ka të bëjë me sjellje dhe reagime të qëndrueshme. Njerëzit që janë të qëndrueshëm në sjellje me të tjerët (nuk ndryshojnë sipas interesit apo momentit) perceptohen si më të besueshëm dhe më të pjekur emocionalisht.

Këto janë disa pika kyçe për kuptimin e konsistencës në përgjithësi. Baza e të gjithave është krijimi i konsistencës së vetes (self-consistency) sipas së cilës njerëzit duan të kenë një përputhje mes asaj që mendojnë dhe mënyrës se si veprojnë. Në rrjedhim të saj secili krijon konsistencë në profesion dhe mënyrën e jetesës.

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top