Studim

April 5, 2018 | 12:44

Konsumimi i djathit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës

Mënyra se si ju ushqeheni është mjaft e rëndësishme për shëndetin e zemrës. Një produkt tek i cili janë vërejtur cilësi mjaft të mira kundër sëmundjeve të zemrës është edhe djathi.

Të paktën ky është përfundimi i arritur nga një grup shkencëtarësh nga Kina dhe Holanda. Rreth 200 mijë persona kanë marrë pjesë në studimin që ka zgjatur për 10 vite. Në fund të hulumtimit u vërejt se personat që konsumonin porcione djathi çdo ditë kishin më pak mundësi për t’u prekur nga sëmundjet koronare apo infarktet.

Studimi zbuloi se personat që konsumonin sasi më të madhe djathi kishin 14% më pak risk për të pësuar infarkt, ndërsa ata që nuk e konsumonin kishin 10%. Sipas shkencëtarëve, djathi ka nivele të larta proteinash, të cilat përmbajnë të gjitha aminoacidet e nevojshme.

Burimi / http://www.gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top