Këshilla & Arsye

April 5, 2018 | 12:37

Nga Lira Gjika / Prindër nxiteni fëmijën të administrojë pasigurinë nga përballja me tjetrin dhe me veten!

Rruga e rritjes dhe edukimit është e gjatë dhe me shumë të papritura, pa të cilat, fëmija nuk mund të rritet. Ai duhet të mësojë të ecë, të flasë, kur të rrëzohet të mos pres, që ta ngrenë, por të ngrihet vetë. Të mësojë e kuptojë fjalët, të ushqejë veten, të fitojë kontrollin e trupit, që t’i kryej gjërat, ku duhet dhe kur do të jetë gati.

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ilira Gjika, Mjeke Pediatre

Ai, fëmija, duhet t’i përballojë, përjetojë dhe përvetësojë këto të papritura. Këtu qëndron dhe kyçi i edukimit. Prindërit kanë një rol shumë të rëndësishëm, në këtë proces, ata janë modeli dhe siguria, por këtë rrugëtim, fëmija do ta realizojë vetë. Edhe pse do të jetë krah prindërve, ai, prapë, do ta përjetojë vetëm me veten e tij.

Prindër, nëse vërtetë doni ta mbroni fëmijën, mos e shikoni fëmijën tuaj të vogël, edhe pse ashtu është, por shikojeni si njeri, njeri, që po rritet.

Mos e trembni me frikën tuaj alarmante, sepse vetëm dëm i bëni, por inkurajojeni, mësojeni dhe nxiteni, si të administrojë ankthin, frikën, pasigurinë nga përballja me tjetrin dhe mbi të gjitha përballjen me veten. Artikulojani mendimin tuaj ashtu siç ju e dini, por pa paragjykuar sjelljen, veprimin apo fjalët e fëmijës.

Jepini kohë fëmijës t’i bëjë të vetat sugjerimet tuaja, pasi ashtu si dhe ju, nuk mund t’i përdorë apo të veprojë menjëherë sapo e dëgjon apo shikon një gjë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top