Studim

July 26, 2018 | 9:57

Konsumimi i tepërt i sheqerit rrit rrezikun e sëmundjeve të trurit

Shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë sugjeruar se stili i pashëndetshëm i jetesës ndikon shumë në shëndetin e trurit. Ndërkaq këto ditë, hulumtimet e prezantuara kanë treguar se ata të cilët konsumojnë sasi të mëdha të sheqerit janë 33% më të rrezikuar nga sëmundjet e trurit.

Në bazë të eksperimenteve përgjatë shtatë vjetëve, hulumtuesit kanë konstatuar se ata të cilët konsumojnë 30.3 gramë sheqer të shtuar çdo ditë kanë 33% rrezik më të lartë të vuajnë nga Alzheimeri dhe sëmundjet e ngjashme sesa ata që konsumojnë 5.8 gramë.

Gjenden 35 gramë sheqer në një kanaçe standarde 33ml Coca-Cola, apo rreth shtatë lugë gjelle të mbushura me sheqer. Veç kësaj, sasitë e mëdha të sheqerit ndërlidhen edhe me një rrezik të shtuar të diabetit të tipit 2.

Dr. Doug Brown, nga Shoqata e Alzheimerit, ka thënë se ky studim i mbështet edhe hulumtimet e mëhershme të cilat kanë sugjeruar se sheqeri i tepërt rrit rrezikun e Alzheimerit, dhe të gjitha llojet e sheqerit nga lëngjet e frutave e deri te limonada, kanë të njëjtin efekt.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top