Mirëqenie

February 4, 2019 | 13:03

Konsumimi i ujit parandalon dhe kuron kistet

Kistet janë një nga problemet më të zakonshme te gratë, në të gjitha moshat që shkaktojnë simptoma shumë të bezdisshme. Por ekziston një mënyrë efektive për të parandaluar dhe kuruar: pini shumë ujë.

Konfirmimi vjen nga një studim i kryer nga një ekip hulumtuesish ndërkombëtarë, të koordinuar nga Qendra Mjekësore Jugperëndimore e Teksasit në Dallas (USA).

Studimi njëvjeçar përfshinte 140 gra para menopauzës që vuanin nga kistet e përsëritura. Autorët i ndanë në dy grupe. Grave të grupit të parë, të quajtur grupi i ujit, u është kërkuar të pinë 1.5 litra ujë çdo ditë më shumë sesa sasia e zakonshme, ndërsa atyre në grupin e dytë u është kërkuar të vazhdojnë të pinë si zakonisht. Para, gjatë dhe në fund të studimit, hulumtuesit kryen ekzaminimet e nevojshme. Qëllimi ishte të kuptojnë lidhjen që ekziston midis pirjes së ujit dhe frekuencës së sulmeve të kisteve.

Analiza e rezultateve konfirmoi se konsumimi i ujit ka një efekt mbrojtës kundër kisteve. Në fakt, gjatë studimit, gratë në grupin e dytë, të cilat kishin vazhduar të pinin të njëjtën dozë uji, pësuan 48% më shumë infeksione të fshikëzës se ato të grupit të parë. Në përgjithësi, ky i fundit paraqiti 111 sulme kundër 216 të grupit tjetër. “Këto rezultate janë të rëndësishme sepse më shumë se gjysma e grave raportojnë se vuajnë nga kisti, një nga infeksionet më të shpeshta te femrat”, shpjeguan ekspertët.

Në veçanti, u konstatua se gjatë vitit studimor, 93% e pjesëmarrëseve që pinë më së shumti pësuan një maksimum prej dy episodeve akute, ndërsa 88% e grave që i përkisnin grupit të dytë përjetuan të paktën tre sulme. Për më tepër, koha mesatare e incidenteve ishte 142.9 ditë në grupin e grupit të parë dhe 85.2 ditë në grupin e kontrollit. Së fundi, gratë që rritën konsumin e tyre të ujit patën mesatarisht 1.9 trajtime antibiotike, ndërsa të tjerat 3.6. Dijetarët kanë arritur në përfundimin se konsumi i ujit është thelbësor për të parandaluar sëmundjen dhe për të luftuar fenomenin e rezistencës antibiotike. Në të vërtetë, sa më shumë lëngje të konsumoni, aq më shum137 zvogëlohet aftësia e baktereve për t’u bashkëngjitur në fshikëz.

Parandalimi i kisteve

Për të parandaluar formimin e kisteve, është e këshillueshme të kufizoni konsumin e ushqimeve që zvogëlojnë shkallën e aciditetit vaginal, të tilla si domate, sallam, çokollatë, kafe dhe alkool.

 

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top