Në fokus

April 17, 2020 | 8:04

Koronavirus / A do të ndikojë i nxehti në uljen e rasteve?

 

Ja çfarë thotë studimi spanjoll dhe masat e virologëve:

Disa studime sugjerojnë se virusi mund të humbasë virulencën në klimat më të ngrohta dhe me lagështi të lartë, por sipas ekspertëve, vera vështirë se do ta ndalojë epideminë.

Përgjigjja e shkurtër është “ndoshta jo”, por deri më tani nuk është se ka ndonjë  provë shkencore për një lidhje midis temperaturës dhe infektivitetit të virusit, siç konfirmohet edhe nga OBSH. Një fakt mbi të cilin pajtohen pothuajse të gjithë virologët dhe epidemiologët (me nuanca të ndryshme). Për më tepër, studimet e kryera deri më tani janë të pjesshme, sepse po flasim për një virus që u shfaq jo më shumë se katër muaj më parë dhe për të cilin dihet shumë pak.

Thënë këtë, ka edhe nuanca. Nëse do të donim ta përmblidhnim, duke e thjeshtësuar, përgjigjet e dhëna nga disa ekspertë të kësaj çështjeje, mund të konkludonim se nxehtësia nuk do të ndalojë infeksionin, por mund të na japë një dorë për ta ngadalësuar atë. Dhe për këtë arsye, për ta mbajtur koronavirusin nën kontroll. Sidoqoftë, siç e përsëriti edhe Roberto Burioni kohët e fundit, është një shpresë “që duhet të dallohet nga siguria”.

 1

Coronavirus më pak ngjitës në mot të nxehtë? Studimi i kryer në Spanjë

Një studim i kryer në Spanjë nga Agjencia Shtetërore Meteorologjike (AEMET) në bashkëpunim me Institutin Shëndetësor Carlos III sugjeron që me të vërtetë mund të ketë një lidhje. Studiuesit krahasuan temperaturën mesatare të regjistruar në bashkësi të ndryshme autonome nga 26 marsi deri në 4 prill, si dhe numrin e infeksioneve të Covid-19, të cilët u diagnostikuan për 100 mijë banorë. Siç shihet nga grafiku (poshtë) sa më e ulët të jetë temperatura mesatare, aq më e lartë është incidenca e virusit.

2

 

Koronavirus, faktorët që përcaktojnë ngjitjen

Studime të tjera ndërkombëtare gjithashtu sugjerojnë që virusi mund të humbasë virulencën në klimat më të ngrohta dhe me lagështi të lartë. Sipas epidemiologut Cristina Linares, bashkautor i studimit, “korrelacioni statistikor ekziston”, por “njeriu duhet të jetë shumë i kujdesshëm” dhe të mos nxjerrë përfundime të nxituara. “Kushtet e lagështisë dhe të temperaturës – shpjegoi ai për El Pais – ndryshojnë shumë nga një zonë gjeografike në tjetrën dhe, natyrisht, ka shumë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në transmetimin e virusit”, siç është “aktiviteti njerëzor, dendësia e popullsisë dhe masat e kontrollit”.

“Është një virus i ri, popullsia nuk është imune”

Akademitë Kombëtare të Shkencave të Shteteve të Bashkuara kujtojnë se në disa vende të nxehta si Irani apo Australia, virusi po përhapet njësoj (megjithëse në Australi në një masë shumë më të vogël.). Për më tepër, raporti i akademisë amerikane nënvizon, kororavirus të tjerë si SARS ose MERS “nuk kanë treguar ndonjë prirje sezonale”.

“Të dhënat laboratorike deri më tani të disponueshme”, shpjegojnë studiuesit nga Akademitë Kombëtare të Shkencave, “sugjerojnë që virusi Covid-19 mund të transmetohet më pak me efikasitet në ambiente me temperatura dhe lagështi më të lartë.” Sidoqoftë, studimet mbi këtë temë janë ende të pakta dhe të pjesshme. Dhe ka edhe më shumë: “Duke pasur parasysh mungesën e imunitetit ndaj virusit në të gjithë botën – theksojnë ekspertët – fakti që transmetimi është më pak efikas nuk mund të çojë në një ulje të konsiderueshme të përhapjes së sëmundjes”.

Epidemiologu Marc Lipsitch i Universitetit të Harvardit insiston gjithashtu në këtë pikë: “Viruset e reja kanë një avantazh të përkohshëm, por të rëndësishëm: ato ndikojnë në popullatat që kryesisht nuk janë imune”. Prandaj, shpjegoi Lipsitch, edhe nëse rritja e temperaturave duhet të zvogëlojë ngjitjen e virusit, “nuk është e arsyeshme të mendosh që vetëm ky faktor mund të ketë një ndikim të madh” në ndalimin e epidemisë. Prandaj, virologët nuk e humbin ekuilibrin e tyre: provat shkencore mbi këtë temë janë të pakta dhe disa studime të kryera nuk mund të na japin siguri. Është e mundur që virusi të jetë më pak i fshehtë, por vetëm vera nuk do të jetë e mjaftueshme për të mposhtur “përbindëshin”.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Today.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top