Marrëdhënie

April 17, 2020 | 8:04

Esmeralda Birçaj: Njeriu ashpërsohet nga vetmia dhe harron… të jetë me Ty!

Kur një person mbetet vetëm për një kohë të gjatë, ashpërsohet/zemërohet.

Ai zemërohet dhe harron…!

Ai harron se si është të ndash momente…

Harron prekjen magjike të një përqafimi natën…

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor, Gjykata e Rrethit Vlore, Terapiste EMDR 1

Harron se si është të porosisësh ushqim për dy…

Harron se si është të të presë dikush në shtëpi pas punës …

Harron se si është të debatosh sepse nuk ishte radha jote për të larë enët …

Harron se si është të shikosh filma me njeriun tënd dhe të komentosh boshllëqet në skenar…

Harron si është të bësh lëshime,  si të heqësh dorë dhe të provosh…

Harron se si është të marrësh përqafimet e tij dhe shprehjet e njerëzve të tjerë dhe pas një kohe t’ju kalojnë si vëllezër…

Harron si është të mos flesh gjumë sepse jeni grindur sot…

Harron se si është të planifikoni pushime së bashku dhe të debatoni se në cilin ishull do shkoni.

Harron se si është t’ju sjellin ëmbëlsirën tuaj të preferuar për t’ju rregulluar ditën…

Harron se si është të pëshpëritësh ’të dua’ nën çarçafë…

Harron të ndjejë…

Dhe ndërsa koha kalon, harron gjithnjë e më shumë, harron sepse u mësua me të…

U mësua të jetë vetëm, të eci vetëm, të hajë vetëm, të luftojë vetëm, të qeshi vetëm, të shohë  filma vetëm, të planifikojë jetën e tij vetëm, të flejë dhe të zgjohet vetëm…

U mësua.

Pra, mos e keqkuptoni, mbeti vetëm për një kohë të gjatë dhe u mësua me të.

Dikur ishte i zbutur…, tani është i egër në kafazin e vetmisë së tij, dhe madje edhe nëse i thyen bravat dhe i hap dyert, ai është i lidhur me zinxhirë të padukshëm. Duhet shumë kohë dhe durim për  ta zbutur përsëri… dhe nëse nuk je i gatshëm t’i ofrosh, lëre të qetë në kafaz.

Mos u habitni me të. Mos t’ju vijë keq për të.

Ai është shumë më i fortë se të gjithë ju ” të zbuturit”.

Fsheh një forcë që nuk e keni hasur kurrë më parë. E mban të fshehur mirë. Dhe kur të vijë personi i duhur, do ta lirojë dhe do të lirohet…, por deri atëherë lëreni…, duaje nga larg…, do të vijë ai tek ty…!

Mos harro se ai është i ashpër dhe të ashprit luftojnë për diçka vetëm kur ekziston një arsye…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top