Gjatë gjithë kohës shikojmë një sërë lajmesh për koronavirusin, ku ndër ta ka edhe shumë këshilla se si të “forconi” imunitetin tuaj, duke konsumuar sa më shumë agrume, çajra dhe disa vitamina të tjera. Fatkeqësisht, nuk ka asnjë provë se ndonjë nga këto metoda mund të forcojë imunitetin. Për të kuptuar pse, le të shpjegojmë si funksionon sistemi imunitar.
Roli i sistemit imunitar është të mbrojë trupin tuaj kundër sëmundjeve, duke luftuar infeksioni. Sistemi në kuptimin tim më të gjerë, është ndërthurja e qelizave të bardha të gjakut, antitrupave, palcës kurrizore, sistemit limfatik dhe shpretkës. Këto qeliza dhe organe funksionojnë në të njëjtën kohë për të shkatërruar patogjenë të rrezikshëm, siç janë viruset, që hyjnë në trupin tuaj.
Një nxitje në këtë proces nuk do të ishte aspak gjë e mirë. Shkencërisht do të nënkuptonte se sistemi juaj imunitar do të bëhej tepër aktiv dhe sistemet imunitare tepër aktive çojnë në çrregullime autoimune. Ajo çka duhet është që sistemi imunitar të funksionojë normalisht dhe kjo gjë do të ndihmonte edhe më shumë në parandalimin e infeksionit.
Ndërsa është e vërtetë që disa pjesë të sistemit kërkojnë vitamina dhe minerale (siç janë vitaminat A, C dhe zinku) që të funksionojnë normalisht, dozat e tepërta e bëjnë sistemin të funksionojë më mirë. Në fakt, shkencëtarët janë ende larg nga të kuptuarit plotësisht të ndërveprimit kompleks të qelizave dhe organeve që lejon sistemin imunitar të performojë në nivelin e tij më të mirë.
“Mjekët ende nuk e dinë saktësisht se si ndikojnë produktet shtesë që marrim, në sistemin tonë imunitar. Natyrisht që ushqimi i mirë dhe i ekuilibruar është i rëndësishëm, por në të vërtetë nuk mendoj se ka ndonjë dëshmi të fortë shkencore, për asnjë lloj ushqimi që mund të lidhet me funksionimin e sistemit imunitar,” thotë dietologia Julie Stefanski.
Pra, çfarë mund të bëjmë që sistemi imunitar dhe shëndeti ynë i përgjithshëm të funksionojë normalisht?
Ekspertët përgjithësisht kanë të njëjtat sugjerime. Përveç dietës së ekuilibruar, duhet të jeni fizikisht aktiv të paktën 150 minuta në javë, të lini duhanin, të përdorni strategji për të zvogëluar stresin (stërvitja është e shkëlqyeshme për këtë) dhe përpiquni të flini gjumë rreth shtatë ose tetë orë në natë. Nëse konsumoni një dietë të mbushur me proteina, fibra, vitamina dhe minerale nuk duhet të keni nevojë për asnjë prej shtesave që po përfliten këto kohë rreth koronavirusit. Për të pasur rezultatet e duhura që sistemi juaj imunitar të funksionojë normalisht, mbushni gjysmën e pjatës suaj me perime dhe fruta dhe pjesën tjetër plotësojeni me ushqime të pasura me proteina (mish pule, peshk, fasule, vezë, etj).
Perimet dhe frutat janë veçanërisht të rëndësishme. Zgjedhja e një koleksioni me shumë ngjyra dhe vlera ushqyese si karrotat, specat, portokallet, zarzavatet jeshile, manaferrat ose mollët do të sigurojnë vitamina A dhe C, të cilat të dyja së bashku luajnë role të rëndësishme në funksionin imunitar. Është gjithashtu e rëndësishme për të marrë mjaftueshëm vitaminë D, sepse mungesa e saj është e lidhur me një ndjeshmëri të lartë ndaj infeksionit. Ajo gjendet në një numër të kufizuar ushqimesh, të tilla si qumështi dhe peshku yndyror.
Nëse nuk merrni gamën e vitaminave dhe mineraleve që ju nevojiten nga ushqimi, mund të merrni një multivitaminë, por duhet të keni kujdes.
“Njerëzit duhet të dinë që ekspertët po kërkojnë ende prova që medikamentet të jenë të sigurta dhe se funksionojnë, përpara se të arrijnë në treg,” thotë Ellen F. Foxman, një profesore në Departamentin e Mjekësisë Laboratorike në universitetin e mjekësisë në Yale.
Ajo tregon si shembull se probiotikët shpesh vlerësohen si përmirësues të imunitetit. Por, megjithëse ekzistojnë disa prova që vitaminat si Lactobacillus dhe Bifidobacterium mund të ndihmojnë imunitetin, nuk do të thotë se ato do të jenë efektive për koronavirusin.
“Viruset janë mutantë. Të thuash që një probiotik i veçantë do të ndalojë koronavirusin ose gripin është thjesht e pamundur,” thotë Natasha Haskey, një dietologe në Universitetin e Kolumbisë Britanike.
Prapëseprapë, nëse marrja e vitaminës tuaj ose ndonjë forcues tjetër i supozuar i imunitetit thjesht ju bën të ndjeheni mirë, mund të vazhdoni. Vetëm konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj për t’u siguruar që doza juaj të jetë e sigurt. Haskey shpjegon se çdo lloj probiotiku ka një përdorim të veçantë dhe konsumimi i gabuar mund të jetë problematik.
“Sistemi imunitar është i vendosur për të luftuar infeksionin. Nëse merrni një probiotik që vepron në llojin e gabuar të qelizës dhe shtyp sistemin imunitar, ai mund të bëjë më shumë dëm sesa mirë ,” thotë Haskey.
Ajo sugjeron të merrni probiotikë nga ushqimi (të tilla si një kos i mbushur me probiotikë) në vend që të merrni një në formë medikamenti. Nuk ka asnjë hulumtim për ndonjë produkt që mund të bëjë një gjë të tillë dhe çdokush që pretendon se ka produkte që parandalojnë viruset apo koronaviruset nuk ka të drejtë, sepse në mënyrë shkencore askush nuk ka një informacion të plotë.
Burimi / https://gazetasi.al/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.