Rezultatet do të publikohen në shkurt të vitit 2021
Kuba do të fillojë fazën e parë të provave klinike të kandidaturës të saj për vaksinat Covid-19 më 24 gusht, rezultatet e së cilës do të jenë në dispozicion në janar të vitit 2021. Kjo u njoftua nga regjistri publik kuban i provave klinike. Studimi për të zhvilluar ilaçin profilaktik të quajtur ‘Soberana 01’, raporton agjencia e lajmeve Prensa Latina, do të përfshijë 676 persona midis moshës 19 dhe 80 vjeç dhe do të jetë përgjegjësi e Institutit Kuban Finlay, i specializuar për vaksina.
Një deklaratë zyrtare nënvizon se studimi do të jetë “i rastit, i kontrolluar, përshtshëm dhe shumëspektër, dhe do të ketë si qëllim vlerësimin e sigurisë, reaktogjenit dhe imunogjenitetit të vaksinës së testuar në një skemë me dy doza”.
Ky proces, thuhet përfundimisht, do të duhet të përfundojë më 11 janar dhe rezultatet e tij duhet të jenë në dispozicion në 1 shkurt për botim në 15 shkurt. Nga ana e tij, Presidenti Miguel Díaz-Canel përshëndeti dje përparimin e projektit Kuban, duke nënvizuar rëndësinë që Kuba të ketë ilaçin e vet kundër Covid-19, si çështje e sovranitetit kombëtar.
Burimi: Ansa.it
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.