Këshilla & Arsye

March 10, 2020 | 8:02

Koronavirusi dhe ushqimi, rreziqet dhe masat paraprake që duhen marrë

OBSH ka publikuar prej kohësh rregullat e sigurisë anti-ngjitëse që duhet t’i ndjekim me skrupulozitet dhe që e vendosin higjienën në vend të parë. Larja e duarve shpesh dhe me sapun, shmangia e vendeve të mbushura me njerëz, mbajtja e një distance të sigurt, teshtitja në bërryl janë rregullat kryesore që duhet të ndiqni.

Frika nga infektimi ka ndryshuar shumë jetën e popullatës, qytetet janë bosh si muzetë, kinematë, restorantet dhe dyqanet. Shumë udhëtime të planifikuara janë anuluar, supermarketet janë boshatisur. Koronavirusi është nën një kontroll të rreptë nga studiuesit që kërkojnë të kuptojnë se si njerëzit ta luftojnë dhe zhdukin atë. Shumë studime janë bërë në këtë drejtim dhe gjithashtu nuk është anashkaluar marrëdhënia e virusit me ushqimin. Si duhet të sillemi në kuzhinë? Nga çfarë rrezikohemi? Për këtë ka dhënë sqarime Profesor Antonio Paparella, profesor i Mikrobiologjisë Ushqimore në Universitetin e Teramos.

Koronavirusi dhe ushqimi, rreziqet, masat paraprake dhe rregullat e sigurisë

Sa për marrëdhëniet mes koronavirusit dhe ushqimit, gjëja e parë që ju vjen në mendje është tregu i famshëm kinez i peshkut dhe kafshëve në Ëuhan, shpërthimi i parë i virusit. Kësaj i shtohet një zbulim i kohëve të fundit, i dalë nga një studim i botuar nga Journal of Hospital Infection me titullin “Mbijetesa e koronaviruseve në sipërfaqe jo të gjalla dhe pasivizimi i tyre me agjentë biocidë” nga i cili del se virusi në kontakt në një sipërfaqe arrin të qëndrojë aktiv deri në 9 ditë. Një studim i mëtejshëm i kohëve të fundit, megjithëse është ende në fazën paraprake, tregon praninë e koronavirusit në fecen e pacientëve me simptoma. Në bazë të gjithë këtij informacioni, çfarë rreziqesh reale kemi? A ka ndonjë masë sigurie që duhet të miratohet në sektorin e ushqimit?

Sipas Prof. Paparella, në përgjithësi viruset që çojnë në shfaqjen e sëmundjeve të frymëmarrjes nuk transmetohen përmes ushqimit. Për më tepër, studimet e kryera deri më tani kanë nevojë për hetime të mëtejshme për t’u konsideruar të besueshëm. Sidoqoftë, si një masë paraprake, OBSH ka bërë të ditura masat paraprake që mund të marrim edhe në aspektin e të ushqyerit.

OBSH dhe masat e sigurisë ushqimore

Në pritje të hetimit mbi koronavirusin dhe në bazë të informacionit që tashmë kemi në dispozicion, OBSH i kërkon popullatës të tregojë kujdes më të madh edhe në sektorin e ushqimit. Rekomandimet janë shumë të thjeshta:

– Shmangni marrjen e ushqimit të papërpunuar ose të pjekur me origjinë shtazore

– Shmangni kontaktin e ushqimeve të papërpunuara me ato të gatuara të mbajtura në frigorifer, ku enët hermetike mund të përdoren për të vulosur ushqimet e gatuara dhe për të mbajtur frutat dhe perimet në sirtarin e veçantë.

– Lani duart çdo herë kur trajtoni ushqim, para dhe pas

Sipas OBSH-së, gatimi i ushqimit duhet të jetë i mjaftueshëm për të shkatërruar virusin. Sa i përket ushqimeve të papërpunuara, ruajtja e tyre në frigorifer kërkon kujdes pasi virusi mbijeton deri në 72h në + 4°C pa u  shumuar. Ruajtja në frigorifer e përkeqëson situatën, pasi virusi duket se është në gjendje të mbijetojë deri në dy vjet në një temperaturë prej -20°C.

Sa i përket ushqimit të papërpunuar, Prof. Paparella siguron që përpara se të vendoset në tryezë, zakonisht ushqimi kalon në një qark shpërndarjeje që zgjat disa ditë, një periudhë kohe e mjaftueshme për të vrarë virusin, por rekomandon si masë parandaluese, larjen e frutave dhe perimeve me ndihmën e një sanitizuesi.

 

 

Burimi / https://www.chedonna.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top