Jo më emergjencë, por sëmundje që do të qëndrojë gjatë, Evropa shqyrton strategjinë e pranimit të Koronavirusit.
Kur koronavirusi është shpallur pandemi, spanjollëve u është thënë të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për më shumë se tre muaj. Për disa javë, ata nuk kanë mundur as të dalin e të bëjnë aktivitet jashtë. Fëmijëve u është ndaluar loja në ambiente të jashtme dhe ekonomia është ngadalësuar.
Mirëpo zyrtarët kanë thënë se këto masa drastike kanë ndihmuar që të mos shkatërrohet sistemi shëndetësor. Sipas tyre, jetët janë ruajtur. Tani, gati dy vjet më vonë, Spanja është duke u përgatitur për të miratuar një strategji të re ndaj pandemisë.
Me një prej shkallëve më të larta të vaksinimit dhe ekonominë më të goditur nga pandemia, Qeveria është duke diskutuar strategji për ta trajtuar koronavirusin jo si emergjencë, por si sëmundje që do të qëndrojë gjatë.
Burimi balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.