Në fokus

August 11, 2020 | 11:51

‘Koronavirusi ka pësuar sërish mutacione’, mjeku epidemiolog flet për lajme të mira. Ja përfundimet e studimit të fundit

Ndërkohë që shifrat e të infektuarve me koronavirus po rriten përditë, e mjerisht, edhe numri i viktimave, mjeku epidemiolog jep një lajm të mirë, lidhur me mutacionet që ka pësuar virusi, që ka ardhur në zbutje sa i përket agresivitetit, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

“Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi”- shkruan mjeku, duke publikuar të dhënat e një studimi të fundit. Studim, punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections.

Sipas studimit, “prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike. Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale”.

Alimehmeti thekson se si konkluzion “Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë”.

 

POSTIMI I PLOTE 

 

“Djalli ndodhet në detaje, por po aty ndodhet edhe shpëtimi!”
Cit.: Hyman G. Rickover

?Të tjera mutacione/lajme të mira të virusit miqtë e mi!?

?Një tjetër superpunim hedh dritë mbi mutacionet e mundshme “zbutëse” të SARS-CoV-2.

? Kujtoj që virusi u bë i aftë të infektojë njerëzit përmes një mutacioni në zonën që kodon proteinën S (spike), ku potencialisht u shtua (insercion) një sekuencë P-R-R-A (prolinë-argininë-argininë-alaninë).

?? Punuar nga grupi kërkimor i Qendrës Spitalore Universitare Vall d’Hebron – Barcelonë, artikulli është publikuar më 5 gusht 2020 në revistën prestigjioze Emerging Microbes & Infections. (linku në fund të postimit)

Në studimin e tyre shumë teknik, autorët kanë hulumtuar speciet e virusit në 18 pacientë me COVID-19:
? 10 me COVID-19 të lehtë
? 8 me COVID-19 të rëndë.

Në total janë kryer:
? 48.746.647 lexime (81.202 – 597.558 lexime për çdo amplikon)
? 3.749.742 gjene të plota S
? 208.319 lexime për çdo pacient, mesatarisht

REZULTATE:

 Fshirjet (delecionet) nuk kanë ndodhur në mënyrë rastësore përgjatë gjenit S, por janë grumbulluar në rajone specifike.

 Ndër mutacionet e ndryshme, një rezultat shumë mbresëlënës kishte grumbullimi i fshirjeve (“hot-spot”) në amplikonin N07 në 14 pacientë ndër 18 (78%).

 Ndër këta 14 pacientë ndodheshin 100% e pacientëve me COVID-19 të lehtë dhe vetëm gjysma e atyre me COVID-19 të rëndë.

 Variantet virale me këto fshirje (delecione) ishin në mënyrë sinjifikante më të shpeshta te pacientët me COVID-19 të lehtë. (Fisher test: OR: 95%CI 0.0 – 0.9605; p=0.023)

KONKLUZIONE:

? Këto gjetje sugjerojnë se delecionet nuk janë evente sporadike edhe pse vërehen në një përqindje relativisht të vogël të kuazispecieve virale.

? Prezenca e këtyre mutacioneve dhe krijimi i një kodoni “stop” sugjerojnë se nënnjësia S1 e proteinës S (spike) mund të prodhohet si “proteinë e lirë” (free S1) hidrofilike.

? Si rrjedhojë, kjo “free S1” mund të lidhet me receptorët ACE2 në mënyrë konkuruese, duke bllokuar receptorët dhe duke penguar lidhjen e viruseve të plota funksionale.

? Ky mekanizëm bën të mundur infektimin e një numri më të vogël qelizash humane dhe me një ritëm më të ngadaltë, duke sjellë si rrjedhojë edhe një infeksion më të lehtë, por pa humbur aftësinë e transmetueshmërisë.

Autorët dalin në konkluzion se:

? PËRZGJEDHJA NATYRORE KA FAVORIZUAR NJË STRATEGJI TË TIPIT “MOS E DIGJ SHTËPINË KU JETON”.?

Pas çdo specie të sotme, ndodhen miliona vite evolucioni natyror!
Natyra ka qenë dhe do të jetë gjithmonë aleati ynë më i mirë!

Ndërkohë të fitojmë kohë duke respektuar masat dhe përkujdesjet individuale dhe sociale.

Dr. Shk. Ilir Alimehmeti
Epidemiolog Klinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT

Për detaje:

https://www.tandfonline.com/doi/full/10.1080/22221751.2020.1806735?fbclid=IwAR1l1WFJIa49O19QdIetVHNf-eOwsEbSK07fC9CPwdCYJsV53DFw2CKHYQM&

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top