Këshilla & Arsye

October 7, 2017 | 8:10

Kosi mbron fshikëzën

Kosi ka një efekt pozitiv jo vetëm për zorrët (rigjeneron florën bakteriale), por edhe për fshikëzën. Në veçanti, kosi ndihmon për të larguar tumoret nga ky organ.

kos

Por duhet të hani të paktën dy herë në ditë në çdo ditë të javës. Në këtë përfundim kanë arritur onkologët e “Karolinska Institutet” në Stokholm (Suedi), të cilët kanë mbajtur nën mbikëqyrje për 9 vjet rresht 80000 njerëz.

Përfitimet më të mëdha të konsumit të kosit janë regjistruar te femrat, me një ulje të dukshme të rrezikut të krijimit të tumoreve të fshikëzës (45% më pak). Ndërsa meshkujt në fund të këtij stu – dimi të gjatë në vite ishin 36% më pak të rrezikuar.

Po cila është merita e këtij efekti antitumorial?

Ndoshta është acidi laktik, i cili është i pranishëm te kosi. Sipas studiuesve, duhen bërë studime më të mëdha mbi këtë temë dhe për efektet pozitive të kosit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top