Gatimi është shndërruar sot në një nga shtyllat më të rëndësishme të turizmit shqiptar. Kuzhina jonë tradicionale, e pasuruar me receta nga më të larmishmet, është një ndër arsyet që të huajt vizitojnë dhe rikthehen në Shqipëri. Kjo vëmendje e shtuar ka sjellë një kërkesë gjithnjë në rritje për profesionistë të fushës, kuzhinierë të përgatitur, pastiçierë të specializuar, baristë, picierë dhe shefa kuzhine që dinë të sjellin në pjatë jo vetëm shije, por edhe estetikë.
Në këtë sfond zhvillimi, Instituti i Gastronomisë Royal ka qenë për 14 vite rresht një ndër furnizuesit kryesorë të tregut me profesionistë të kualifikuar. Me programe mësimore bashkëkohore dhe ambiente laboratorike të ngjashme me ato të restoranteve reale, instituti ka përgatitur me dhjetëra breza kuzhinierësh që sot janë pjesë e sukseseve kulinare në Shqipëri dhe më gjerë.
Pas këtij suksesi qëndron Krenar Beshiri, mjeshtër i njohur i kulinarisë shqiptare. Me një karrierë 28-vjeçare dhe një pasion të palodhur për gastronominë, ai ka themeluar dhe drejtuar Institutin Royal duke i dhënë jetë një vizioni që përputh pasionin me profesionin. Nën drejtimin e tij, shkolla ka ndihmuar të rinjtë të gjejnë rrugën e tyre në një profesion të qëndrueshëm dhe të vlerësuar në treg.
Regjistrimet për ciklin e ri mësimor kanë nisur!
Instituti i Gastronomisë Royal nuk është një qendër kualifikimi si gjithë të tjerat. Ai funksionon si një shkollë e mirëfilltë: me klasa, laboratorë që imitojnë restorantet reale, cikël mësimor 2-vjeçar me 9 muaj shkollim aktiv çdo vit, dhe profesorë të kualifikuar që sjellin njohuritë më të fundit, madje edhe nga shefa të huaj kuzhine. Diploma që lëshohet në përfundim të kursit është e licencuar dhe e vlefshme për tregun e punës brenda dhe jashtë vendit. Ajo që e veçon këtë institucion është lidhja direkte me tregun e punës. Studentët jo vetëm që mësojnë, por edhe kanë mundësi të punësohen gjatë periudhës së shkollimit, duke nxjerrë të ardhurat për të mbuluar shpenzimet e tyre. Pozicioni strategjik pranë Terminalit Veri-Jug të Tiranës e bën të aksesueshme për studentë nga çdo rreth. Regjistrimet tashmë janë hapura.
Nëse do të ndërtosh një profesion të fortë, dhe pse jo, të themelosh një biznes tëndin në fushën e kulinarisë, Instituti i Gastronomisë Royal është vendi ku pasioni takohet me mundësinë. – Krenar Beshiri, mjeshtër kuzhine
Adresa: Rruga “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, Pallati Euro 3D, pranë terminalit Veri-Jug, pallatet e verdha, Tiranë.
Cel: 068 20 30 034
Email:
Facebook: Shkolla e Kuzhinës ROYAL
Instagram: instituti_kulinar_royal
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.