FB

April 19, 2023 | 9:00

Krijimi i operës është historia më e suksesshme që ka bërë njerëzimi

 

 

Opera është vepër komplekse muzikore skenike, e cila lindi shumë vjet më parë dhe që atëherë ka argëtuar miliona njerëz në mbarë botën. Operat janë shfaqje muzikore, që ndërthurin teatrin dhe këndimin. Operat zakonisht kryhen në një skenë, të kompletuar me një orkestër. Aktorët e personazheve kryesore janë këngëtarët, të cilët interpretojnë vargjet e tyre në këngë. Kostumet dhe dekorët e skenave janë komponentë shumë të rëndësishëm të shfaqjes së operës.

Blerina Hima-Mërtiri, arsimtare

Të gjitha ndjenjat njerëzore që përfaqësohen në opera, dashuria, lumturia, tragjedia dhe vdekja janë në qendër të secilës performancë. Opera është madhështore, ajo është një botë tjetër ku më unike e bën muzika, e cila është forma perfekte për të komunikuar emocionet dhe reagimet tek njerëzit.

oQë nga lindja e saj, opera ka evoluar vazhdimisht, duke u bërë forma universale e artit e njohur sot. Drama, poezia, artet pamore dhe kërcimet ndërveprojnë me muzikën për të krijuar një alkimi unike. Një opera përbëhet nga katër elementet kryesore: teksti, muzika, këndimi dhe kërcimi, te gjitha bashkë koordinohen në harmoni për t’u vënë në skenë. Dashuri, sakrificë, guxim, vetëvrasje ose vrasje: të gjitha ekstremet mund të ndodhin brenda një opere. Disa personazhe dënohen për krimet e tyre, të tjerë pendohen por ndonjëherë kanë një fund të lumtur!

Edhe pse me një audiencë të vogël, operat përcjellin ngjarje që kanë lënë gjurmë, e nganjëherë vizitorët pikërisht për shkak të historisë së objektit apo rreth mënyrës së ndërtimit të saj preferojnë të vizitojnë live shtëpitë e operës.

Njohja e nevojës dhe dëshirës së përbashkët për avokimin e artit në përgjithësi, dhe operës në veçanti, bëri që tre organizatat – OPERA America, Ópera Latinoamérica dhe Opera Europa të takohen çdo vit për të vendosur objektiva të reja.

Dita Botërore e Operës festohet në muajin Tetor, me rastin e ditëlindjes së Georges Bizet dhe Johann Strauss II, kompozitorë të operës dhe operetës ndoshta më të famshme në botë. Kjo është një ditë kur kompanitë e operës, së bashku me artistët, dashamirësit e operës dhe profesionistët e operës mund të tregojnë dhe festojnë vlerën e formës së artit.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top