Studim

February 20, 2018 | 10:40

Krijohet për herë të parë hibridi dele-njeri

Për herë të parë shkencëtarët kanë krijuar hibridin njeri-dele, duke i hapur rrugë zhvillimit të organeve njerëzore te kafshët dhe transplantimi i tyre tek njerëzit. Njoftimi vjen nga shkencëtarët në Universitetin e Stanford, Kalifornisë. 

03-human-pig-chimera-adapt_-590-1

Zbulimi shkencor potencialisht mund të shpëtojë jetën e mijëra njerëzve që janë në nevojë të madhe për transplantet e organeve vitale.

Ndërsa shumë pacientë vdesin pa arritur ende në radhën e transplantimit, organet e rritura brenda një deleje, si një pankreas, jo vetëm që mund të shpëtojnë një jetë, por edhe të kurojnë një sëmundje kronike të tillë të Diabetit të Tipit 1, thonë studiuesit.

Ekipi nga Stanford University ishte në gjendje të rriste një embrion të injektuar me qeliza burimore të njeriut të rritur për 28 ditë, duke përfshirë 21 ditë brenda një deleje. Eksperimenti duhej të ndërpritet, pasi ligji ndalon zhvillimin e embrioneve ndër-specie, të quajtura “chimera”, për më shumë se 28 ditë.

Megjithatë, dallimi kryesor është se kësaj here ata arritën një raport dhjetë herë më të lartë të qelizave të njeriut tek qelizat e kafshëve në një embrion, i cili është një qelizë njerëzore në rreth 100 qeliza delesh, sipas Dr. Pablo Ross nga Universiteti i Kalifornisë.

Përdorimi i deleve, shpjegoi studiuesi, ka shumë përparësi krahasuar me derrin, duke filluar nga fakti se katër embrione janë të mjaftueshme për të filluar një shtatzëni. Gjithashtu kjo kafshë ka organe me përmasa të ngjashme me ato njerëzore.

Përgatiti: Brikela Daci / Burimi / http://www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top