Në fokus

October 11, 2018 | 10:42

Krijohet testi që diagnostikon atakun në zemër

Ataku në zemër mund të diagnostikohet me një test gjenetik të vetëm. Testi i Vlerës së Rrezikut Gjenomik (GRS), është zbulimi më i fundit, i cili do të diagnostikojë sëmundjet e zemrës dhe do të kushtoj vetëm 40 paund, vlerë kjo e përballueshme për të gjithë individët.

Ky test gjithashtu do të shpjegoj se pse njerëzit që nuk kanë asnjë shenjë të sëmundjeve të zemrës, si kolesteroli i lartë, mund të preken nga ataku në zemër. GRS mund të matet në çdo moshë, sepse ADN-ja e njerëzve nuk ndryshon, prandaj në teori, edhe fëmijët mund të testohen.

Autori kryesor i studimit, Dr.Michael Inouye, nga Instituti Baker i Zemrës dhe Diabetit dhe Universiteti i Kembrixhit, deklaroi se ndërsa gjysma e sëmundjeve koronare të zemrës (CHD) është kryesisht gjenetike ose e trashëguar, gjysma tjetër varet nga stili i jetës ose mjedisi.

Sëmundjet koronare të zemrës janë ndër shkaqet kryesore të vdekjeve në mbarë botën, duke iu marrë jetën më shumë se 66,000 personave në Britaninë e Madhe çdo vit.

 

Burimi / gsh.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top