Duket shumë e mirë për të qenë e vërtet – një vaksinë e vetme që lufton obezitetin. Por, duket se do të bëhet realitet, pasi shkencëtarët kanë zbuluar të dhëna të rëndësishme të lidhjes së obezitetit me një virus ngjitës.
Studimet e kryera tek kafshët tregojnë se ky virus është përgjegjës për shtimin e më shumë se 15% të peshës trupore.
Virusi ka një efekt të dyfishtë, jo vetëm irriton qelizat dhjamore duke shkaktuar inflamacion të tyre, po pengon edhe eliminimin e tyre nga trupi. Qelizat e afektuara më pas akumulohen në trup, duke shkaktuar obezitet.
Gjatë një studimi, ku u përdorën mostra të indeve të shëndetshme nga 80 gra me kancer gjiri, rezultoi që 4 nga 5 gra që ishin mbipeshë e kishin këtë virus – krahasuar me 1 në 5 gra që kishin peshë normale.
Në studime të tjera, të paktën 30% e njerëzve obezë ishin të infektuar me këtë virus, krahasuar me vetëm 11% të njerëzve me peshë normale.
Dr. Richard Atkinson, profesor i Universitetit Wisconsin, ka krijuar një vaksinë për këtë virus, por nuk ka tërhequr mjaftueshëm fondacione për ta nxjerrë në treg ilaçin. Akademikët në Korenë e Jugut e kanë testuar vaksinën tek kafshët, ku pengoi virusin që të infektojë qelizat dhjamore.
Profesori thotë se vaksina mund t’u jepet të rinjve për t’i mbrojtur nga virusi dhe ndaluar akumulimin e qelizave dhjamore. Me miliona njerëz përreth botës vdesin çdo vit nga sëmundje të lidhura me obezitetin, prandaj një vaksinë e tillë mund të shpëtojë me mijëra jetë njerëzish.
Burimi / shendeti.com.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.