Mirëqenie

August 15, 2018 | 12:54

Për një zemër të shëndetshme, 10 minuta ecje çdo ditë

Të ecësh për rreth 10 minuta çdo ditë ul rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare te të rriturit, në të 60-at e tyre, sipas një studimi të kryer kohët e fundit.

Studiuesit thonë se një aktivitet fizik i lehtë  i përditshëm, ul inflamacionin në gjak, mpiksjen e gjakut dhe kolesterolin, që  janë dhe shkaktarët e sëmundjeve kardiovaskulare, sidomos te femrat. Studimi i kryer nga Universiteti i Bristolit tregon se çelësi për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare është përmirësimi i funksionit të venave të gjakut.

Në këtë studim morën pjesë më shumë se 1,600 persona vullnetarë të moshave 60 dhe 64 vjeç të cilëve ju vendosën sensorë për zemrën për 5 ditë me radhë të cilët treguan rolin që luante aktiviteti fizik si kopshtaria ose ecja e ngadaltë në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare. Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit rreziku i sëmundjeve koronare fillon që në moshën 45 vjeçare për burrat, ndërsa për gratë 55 vjeç.

Për të përmirësuar shëndetin tërësor të zemrës , American Heart Association rekomandon që të kryhet aktivitet fizik, të paktën 150 minuta në javë.

 

Burimi / ata.gov.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top