FB

October 21, 2024 | 7:05

Kripa ndihmon në shërimin e depresionit?

Kripa (apo dhe sheqeri) a mund të ndikojnë në humorin tonë? Një sërë studimesh të bëra nga universiteti i Iowa, në ShBA, kanë arritur në përfundimin që kripa mund të ndikojë në gjendjen e humorit.

kripe

Sipas agjencisë “Science Daily” studiuesit kanë ulur në mënyrë drastike kripën te kafshët laboratorike, të cilat për një kohë të gjatë ishin ushqyer në mënyrë normale. Kaviet kanë reaguar duke u izoluar dhe duke evituar edhe aktivitetet argëtuese, si: lojërat.

Me pak fjalë: kanë shfaqur një lloj sindrome depresive për shkak të mungesës së kripës. Po te njerëzit si funksionon kjo gjë? Ndoshta për mekanizma të ngjashme, njerëzit nuk heqin dorë nga kripa, por përkundrazi e ekzagjerojnë me të. Doza e këshilluar e kripës është 2 gramë në ditë, por ka nga ata që i kalojnë 10 gramë.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top