Krishtlindja është koha më e bukur e vitit, ajo në të cilën rizbulohen dashuritë, gëzimi për të bërë dhurata dhe për të shijuar momente lumturie së bashku me njerëzit që doni më shumë. Edhe nëse Krishtëlindja 2020 do të jetë ndryshe nga gjithë të tjerat, është e rëndësishme të mos humbasë shpirti magjik i kësaj feste.
10 fraza për ta rizbuluar dhe për ta dashur akoma më shumë.
Nuk ka rëndësi se çfarë gjeni nën pemë, por kë gjeni përreth. (Stephen Littleword)
Krishtlindja nuk është as një kohë dhe as një stinë, por një gjendje shpirtërore. Të duash paqen dhe vullnetin e mirë, të jesh plot mëshirë, do të thotë të kesh shpirtin e vërtetë të Krishtlindjes. (Calvin Coolidge)
Krishtlindja është stina në të cilën ne duhet të ndezim zjarrin e mikpritjes në shtëpi dhe flakën e përzemërt të bamirësisë në zemrat tona. (Uashington Irving)
Krishtlindja vjen të na mësojë se si të gjejmë gëzimin e dhënies së lumturisë dhe gëzimin për të qenë të sjellshëm. (Gertrude Tooley Buckingham)
Sezoni që përfshin gjithë botën në një komplot të dashurisë. (Hamilton Wright Mabie)
Krishtlindje është sa herë që lejojmë që dashuria të lindë në zemrat tona. (Anonim)
Krishtlindja nuk është hapja e dhuratave të shumta, por hapja e zemrave tona. (Janice Maeditere)
Tre gjëra janë të nevojshme për të bërë një pemë të Krishtlindjes: stolitë, pema dhe besimi në të ardhmen. (Fjalë e urtë armene)
Nëse i japim dorën njëri-tjetrit, do të bëhen mrekulli dhe dita e Krishtlindjeve do të zgjasë gjithë vitin. (Gianni Rodari)
Uroj që të mund të fusim pak frymë të Krishtlindjeve brenda një kavanozi dhe ta hapim nga pak çdo muaj. (Harlan Miller)
Burimi / https://dilei.it/
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.