Shkollat u mbyllën dhe fëmijët presin me padurim dhuratat që do të sjellë Babagjyshi. Gjatë pushimeve, fëmijët kanë më shumë kohë të lirë, por do të ishte mirë të mos kalonin kohën me televizionin ose kompjuterin.
Përfitoni nga festat për të kaluar kohë konstruktive me fëmijët tuaj duke organizuar aktivitete që ju ofrojnë argëtim dhe mirëqenie.
- Sigurohuni që fëmijët tuaj të mos dalin nga orari i tyre i përditshëm
Mbani zakonet e të ngrënit të fëmijëve gjatë pushimeve. Shkollat mund të mos punojnë, por kjo nuk do të thotë që fëmija juaj duhet të ndryshojë plotësisht planin e tij të përditshëm.
- Inkurajoni fëmijët tuaj të shijojnë ëmbëlsirat në moderim
Mund të jetë e vështirë t’i bindësh që të mos hanë ëmbëlsira, por ka një numër praktikash për të kontrolluar konsumimin e tyre në mënyrë të përshtatshme. Për shembull, mund të vendosni një kufi të numrit të ëmbëlsirave për t’u konsumuar.
- Shmangni gjërat e tepërta në tryezën festive
Mundohuni të mbani një dietë të ekuilibruar për ju dhe fëmijët tuaj. Sigurohuni që të keni një shumëllojshmëri të perimeve në tavolinë. Në këtë mënyrë fëmijët tuaj do të kenë një larmi në dietën e tyre dhe do të ngopen pa ngrënë tepër.
- Ushtrohuni me argëtim!
Ka shumë aktivitete që mund të bëni me fëmijët tuaj, sidomos ditët e festës. Bëni pazaret tuaja festive duke ecur përgjatë rrugëve të zbukuruara të qytetit ose duke bërë shëtitje të bukura në natyrë! Ju gjithashtu mund të bëni një sport dimëror me fëmijët tuaj, të tilla si patinazhi apo ski.
- Inkurajoni aktivitetet ku marrin pjesë edhe fëmijët
Edhe në qoftë se ju kaloni shumicën e kohës tuaj të lirë në shtëpi me fëmijët, ju nuk duhet të qëndroni në divan të dhomën e ndjenjes … Shkoni së bashku në kuzhinë, flisni për festimet, lexoni libra, bëni krijime me dorë dhe kartolina urimi, vendosni muzikë, kërceni…
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.