FB

February 9, 2024 | 6:17

Kriteret për birësim, specialistja: Çiftet nuk shikojnë fizikisht fëmijën dhe zgjedhin, por dosjen e tyre

 

Specialistja e Komitetit Shqiptar të Birësimit, Nerenxa Dranga (Alia) ka sqaruar të gjithë procedurën dhe kriteret që duhen plotësuar nga një çift për birësimin e një fëmije. E ftuar në emisionin e mëngjesit në Televizionin Publik, specialistja Dranga (Alia) tha se lista e pritjes nga aplikantët është e gjatë pasi kërkesat janë të shumta si nga brenda dhe jashtë vendit, por prioritet sipas ligjit kanë çiftet shqiptare.

biresimi

Duke bërë një rezyme të vitit të kaluar, ajo tha se gjatë 2023 janë birësuar 22 fëmijë. Lidhur me kriteret dhe hapat që duhen ndjekur për procedurën e birësimit, specialistja i sqaroi ato hap pas hapi.

“Për 2023 kemi pasur 22 birësime në total dhe behën edhe nga çiftet shqiptare ose të huaj. Procedurat e birësimit janë:

1-Plotësimi dhe dorëzimi i dokumentacionit dhe lihet një periudhë disa ditore për shqyrtimin e tij. Plotëson një kërkesë me shkrim dore dhe I drejtohet komitetit.

2-Këshillimi,

3-Intervistimi ku flitet për të gjithë rrethanat e jetës së individit që kërkon birësimin dhe kupton historinë e tij.

4-Vizitë ne banesë shikohen kushtet ku fëmija do të jetojë dhe bëhen dokumentet e aprovimit nëse është e rregullt apo jo.

5-Koha e pritjes është mbledhja e këshillit drejtues dhe japin vendimin duke gjykuar mbi dosjen e përgatitur nga specialistët. Jo të gjithë aplikantët që kanë dorëzuar dokumentet janë në listë pritje, por vetëm ata që kanë plotësuar të gjithë hapat me sipër.

6-Periudha e përshtatjes çiftet rrinë me fëmijën.

7-Procedura në gjykatë.

8-Raportet pasbirësuese”, tha specialistja.

biresimi1

Specialistja Nerenxa Dranga (Alia) tha se çiftet përgjithësisht preferojnë fëmijët nga 0-3 vjeç dhe ata nuk kanë mundësi që ta shijojnë dhe të zgjedhin, por duhet të njihen me dosjen e tyre dhe të vendosin nëse e duan apo jo.

“Kur në i thërrasim ata shikojnë një dosje fëmije jo një fëmijë fizikisht, pra dosjen nuk e përzgjedhim ne pro ajo që ka ardhur në komitet. Çiftet nuk mund të vijnë dhe të zgjedhin një fëmijë çfarë të duan duke u parë, por duke u njohur me dosjen e fëmijës dhe të dhënat. Më pas pasi pranon çifti ka të drejtë të shkojë në institucion dhe ta shohë fizikisht dhe ka kohë të caktuar për tu përshtatur me fëmijën  nëse përshtat procedura shkon në gjykatë në të kundër revokohet aplikimi. Çiftet janë të lumtur që të mund të birësojnë nga mosha 0-3 vjeç.

Çiftet shqiptare kërkojnë moshat e vogla.  Kërkesat janë të shumta. Prioritet në bazë të ligjit kanë aplikantët vendas”, tha ajo.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top