FB

February 27, 2026 | 20:30

Kriza nuk lind domosdoshmërisht nga mungesa e dashurisë, por nga mungesa e vëmendjes, e kujtesës dhe e shikimit të ndërsjellë

 

Nuk bie në dashuri me personin. Bie në dashuri me pasqyrën që ai mban përpara teje, me mënyrën si të sheh, sikur të kesh ende rëndësi, me buzëqeshjen që të lehtëson peshën e rrënojave, me dritën në sytë e tij që të thotë: “Je ende gjallë!”

alda-bircaj-okokokDhe papritur dëshiron të jetosh sërish. Jo për të. Jo për dashurinë. Për atë vetvete që sheh pas shumë vitesh, atë që humbi mes përditshmërisë, lodhjes dhe heshtjeve.

Martesa nuk të vret, harresa po. Të bëhesh e padukshme në sytë e atij që ke më pranë. Të jetosh në të njëjtën shtëpi dhe të mos shihesh më si dikur, por vetëm si rol. Pastaj vjen “tjetri”, me një fjalë, një vështrim, një mesazh të vonë dhe zgjon brenda teje atë pjesë që ishte shuar.

Nuk bie në dashuri me personin. Bie në dashuri me atë që je kur ndihesh e parë. Me atë që ishe përpara se të bëheshe hije e rolit tënd. Është e lehtë ta quash këtë pasion. Por shpesh, në thelb, është një thirrje: “Më shih! Më kujto!”

Dhe nëse ke guxim, nuk largohesh. Qëndron. Kërkon një mënyrë për t’u takuar sërish…, me tjetrin.

Dhe, më e vështira, me veten. Sepse ndonjëherë nuk mungon pasioni në dashuri. Mungon kujtimi i vetes.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top