FB

May 25, 2021 | 13:00

Kryeministri Boris Johnson drejt altarit me të fejuarën, ja se kur do të martohet çifti

Kryeministri britanik Boris Johnson thuhet se do të martohet me të fejuarën e tij, Carrie Symonds, në korrik 2022

Mësohet se çifti i kanë dërguar ftesat e dasmës familjarëve dhe miqve të tij.

Johnson dhe partnerja e tij Symonds janë fejuar në fund të vitit 2019, por, si shumë çifte, i shtynë planet e tyre të martesës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Ndërsa kjo do të jetë martesa e tretë Johnson, për Symonds do jetë e para.

Nuk dihet saktësisht vendi ku çifti do të kurorëzojnë dashurinë e tyre në martesë, ndërsa data e martesës do të jetë 20 korrik.

Kryeministri Johnson dhe e fejuara e tij 22 vite më e re janë çifti i parë i pamartuar që ka jetuar në Downing Street. Ata u zhvendosën atje në korrik 2019 dhe thuhet se Johnson i propozoi për martesë partneres gjatë pushimeve në ishullin e Mustique.

Lajmi se ishin fejuar dhe do të mirëprisnin në jetë fëmijën e tyre të parë u njoftua në shkurt të vitit të kaluar.

Në të njëjtin muaj, Johnson u divorcua zyrtarisht nga ish-gruaja e tij Marina Wheeler, me të cilën ka dy vajza dhe dy djem.

Johnson ka qenë martuar edhe me Allegra Mostyn-Owen. Djali i Symonds dhe Johnson, Wilfred Lawrie Nicholas Johnson, lindi në prill të vitit 2020.

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top