Studim

May 25, 2020 | 8:04

Ku konvergojnë në tru, muzika dhe empatia?

 

Punoi dhe përshtati Qamil Gjyrezi, lektor i psikologjisë aplikative dhe terapisë së artit

Empatia është aftësia për të qenë vërtet i pranishëm. Thjeshtë aftësia për të mbajtur një hapësirë të sigurt për të tjerët, që të ndiejnë plotësisht emocionet e tyre dhe të jenë në gjendje të kuptojnë përvojën e tyre. Empatia është një nga aftësitë më të rëndësishme të aftësive emocionale. Empatia është e rëndësishme sepse ju ndihmon të krijoni marrëdhënie më kuptimplote. Kjo nuk kufizohet vetëm në jetën tuaj personale. Empatia është një aftësi e rëndësishme e butë për të pasur sukses edhe në biznes.

2

Truri është qendra e kontrollit të sistemit nervor qëndror. Neurologu Oliver Saks besonte se truri është “gjëja më e pabesueshme në univers” (O. Saks 2005).

“Truri na mëson për muzikën dhe muzika na mëson për trurin. Muzika na lejon të kuptojmë më mirë se si truri organizon informacione në botë (D. Levitin 2008)”.

Empatia dhe muzika

Një studim i kohëve të fundit sugjeron, që njerëzit që janë shumë empatikë procesojnë muzikën ndryshe në trurin e tyre. Muzika duket se është një “zam” social. Mendoni se si këngët e dashurisë na forcojnë ndjenjat tona romantike, si bandat muzikore që marshojnë intensifikojnë afinitetin, afërsinë tonë për ekipin vendas të futbollit ose basketbollit, ose sesa koncerte të mëdha në Rock na bëjnë të ndihemi një me një turmë prej mijëra njerëzish. Muzika ka një fuqi të veçantë për të rritur ndjenjën tonë të lidhjes dhe të na ndihmojë të lidhemi me të tjerët.

Çfarë ndodh në trurin tonë që bën që një grup i veçuar i tingujve të rezonojnë në këto mënyra? Një studim i ri i neuroshkencës synon ta zbulonjë këtë fenomen.

Në studim, studiuesit skanuan trurin e njëzet studentëve të një kolegji në U.S.A., duke përdorur teknologjinë FMRI (Metoda funksionale e Imazheve të Rezonancës Magnetike) ndërsa ata dëgjuan klipe muzikore shumë të shkurtra, disa të njohura dhe disa të panjohura për ta, dhe disa prej tyre mund t’i pëlqejnë ose nuk i pëlqenin, sipas asaj që studiuesit mund të mblidhnin rreth shijeve të tyre muzikore.

Ideja ishte të shihej se si truri i njerëzve i përgjigjet këtyre lloje të ndryshme të muzikës dhe më pas të krahasohen ato modele nervore. Më pas, njerëzit vlerësuan muzikën që dëgjuan dhe raportuan se sa empatikë ishin në jetën e përditshme, domethënë, sa priren të ndiejnë simpati për të tjerët në ankth dhe a ishin në gjendje të kuptonin perspektivën e dikujt tjetër.

Studiuesit menduan se empatia është një faktor i rëndësishëm në zhvillimin e marrëdhënieve shoqërore, e cila krijon një model të veçantë në tru kur njerëzit janë duke e provouar atë dhe mund të ndikojë në mënyrën se si ne përpunojmë muzikën.

1

Duke analizuar skanimet e trurit zbuluan disa modele interesante. Njerëzit jashtëzakonisht empatikë kishin tendencë të kishin një aktivizim dukshëm më të lartë në trurin e tyre në përgjithësi. Në qendrat shpërblyese të trurit kur dëgjonin muzikë të njohur që u pëlqente, ata dukej se e gjenin muzikën duke dëgjuar më shumë të këndshme, sesa njerëzit me pak empati.

Ata kishin gjithashtu aktivizim më të lartë në pjesët e trurit të implikuar në përpunimin e informacionit shoqëror , sikur ti përpiqesh të kuptosh perspektivën e një personi tjetër ose atë që se si mund të ndjehen.

Sipas studiuesit Zachery Wallmark të Universitetit Southern Methodist, ky konstatim është i madh. Ai sugjeron që muzika përpunohet duke përdorur të njëjtën arkitekturë nervore të përdorur për empatinë dhe detyra të tjera sociale, dhe se muzika ka të ngjarë të “dështojë” (në një kuptim evolucionar) mbi sistemet nervore që evoluan për të na ndihmuar të lundrojmë botën tonë sociale.

“Kur dëgjojmë muzikë ose angazhohemi në muzikë, në thelb është angazhim shoqëror. Njerëzit me ndjeshmëri më të lartë, të cilët janë më të ndjeshëm ndaj stimulit shoqëror, dëgjojnë muzikë sikur të jetë në praninë virtuale të një personi tjetër. (J.Suttie 2006)”

Është interesante, njerëzit më shumë empatikë dukej gjithashtu se vlerësonin muzikën e panjohur më shumë sesa njerëz më pak empatikë,  të paktën kur ata vlerësuan muzikën pasi e dëgjuan.

Kjo është veçanërisht interesante, pasi njerëzit kanë tendencë të marrin më pak shpërblim dhe kënaqësi nga muzika e panjohur. Megjithatë, edhe pse njerëzit empatikë thanë se i pëlqen muzika më shumë, truri i tyre tregoi një histori tjetër, pa aktivizim të shtuar në qendrat e tyre të kënaqësisë siç mund të prisni.

Wallmark thotë se është e mundur që njerëzit me shumë empatikë dëshirojnë të shfaqen më të pranueshëm për studiuesit, kështu që ata vlerësojnë muzikën që nuk u pëlqen më pozitivisht, edhe pse nuk e shijojnë atë vërtetë.

emapthyPor është gjithashtu e mundur që ata janë më të gatshëm t’i japin një shans muzikës. Ai dhe kolegët e tij vunë re një model të veçantë kur njerëzit me shumë empatikë dëgjonin muzikë që nuk u pëlqen, e njohur apo jo. Ata kishin rritur aktivitetin në korteksin parafontal dorsolateral të trurit, një zonë përgjegjëse për zvogëlimin e ndjenjave intensive.

“Interpretimi ynë është se kur njerëzit me empati të lartë dëgjojnë muzikë që nuk u pëlqen, ata janë duke vendosur frenat në emocionet e tyre negative dhe po përpiqen t’i japin muzikës përfitimin e dyshimit në një mënyrë që njerëzit të cilët janë më të ulët në empati nuk i’a japin” (J.Suttie 2006).

A do të thotë kjo se të dëgjuarit e muzikës mund të na ndihmojë të jemi më empatikë ndaj të tjerëve, për t’u dhënë atyre përfitimin e dyshimit?

Wallmark do të donte ta provonte atë ide në studimet e ardhshme. Ai tregon për hulumtime paraprake që tregojnë se muzika duket se rrit reagimet tona empatike dhe është optimist se kjo është e vërtetë.

Studimi i Zachery Wallmark shton provat në rritje që muzika luan një rol të veçantë në lidhjet shoqërore. Megjithëse njerëzit në kulturën perëndimore shpesh e shijojnë muzikën në mënyrë pasive në radio ose në telefona, muzika ndoshta ka një vlerë më të thellë për njerëzit, përtej kënaqësisë estetike.

“Muzika mund të jetë përbërës kryesor, që evoluoi gjatë shumë viteve për të na ndihmuar të lundrojmë mjedisin tonë shoqëror, të rrisim lidhjet shoqërore dhe të kordinojmë me të tjerët”. (Zachery Wallmark  2006).

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top