Në fokus

August 25, 2017 | 14:06

KU “Luarasi”, këtë vit 200% më shumë kërkesa se vitin e kaluar

Dëshira e maturantëve për të siguruar një vend në Kolegjin Universitar “Luarasi” rritet nga viti në vit. Këtë e tregojnë të dhënat zyrtare të dorëzuara një ditë më parë nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe bëhen me dije nga përfaqësuesit e universitetit.

“Jemi shumë të lumtur të ndajmë me ju lajmin e gëzuar se, sipas të dhënave zyrtare të përcjella nga Qendra e Shërbimeve Arsimore, rezulton se Kolegji Universitar ‘Luarasi’ ka marrë besimin e shumë maturantëve, të cilët e kanë përzgjedhur atë. Përkthyer në shifra, kjo përfaqë- son rritjen me 200% më tepër se viti i kaluar. Falënderojmë me mirënjohje maturantët për besimin që na kanë dhënë, stafin akademik për punën e përkushtuar dhe studentët tanë, që janë produkti ynë më i mirë”.

Prej ditësh, “Luarasi” ka vënë në dispozicion disa zyra pritjeje për t’iu përgjigjur pyetjeve, interesimeve dhe kërkesave të aplikantëve me regjistrimin në programet bachelor në tri degët: Drejtësi, Financë- Bankë dhe Administrim biznesi. Por kjo vlen edhe për ata që dëshirojnë të ndjekin studimet master. Aplikimet tashmë janë hapur dhe të interesuarit kanë afat deri në datën 27 tetor.

Burimi: Gazeta “Panorama”

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top