Këshilla & Arsye

July 9, 2018 | 14:53

Kujdes me gjuhën e trupit në punë. Ja çfarë tregon në disa raste

Gjuha juaj e trupit flet për atë që mendoni. Mbase jeni punëtori më i përgjegjshëm në punë, mirëpo disa veprime tuaja mund t’ju zbulojnë dhe t’i shkaktojnë dëm imazhit tuaj.

Ulja e kërrusur

Nëse uleni dhe dukeni i pa-interesuar, nuk është shenjë e mirë. Qëndroni drejt dhe bëjeni punën tuaj në atë mënyrë që të dukeni i përgjegjshëm.

Nuk mbani distancë të mjaftueshme

Nëse u afroheni shumë kolegëve tuaj në punë gjatë bisedës, mund të bini në zonën e tyre “të hapësirës private”. Mbani distancë fizike kur kolegu juaj flet.

Nuk vendosni kontakt me sy

Nëse shikoni në telefon derisa kolegët debatojnë për temën e rëndësishme në punë, mund të lini përshtypjen që jeni i pa-interesuar. Shikoni në sy personat e tjerë në mënyrë që të mund të përfshiheni në bisedë.

Nuk përshëndetni

Hyrja në zyrë pa i përshëndetur të tjerët konsiderohet si mungesë edukate.

Zgurdulloni sytë

Kapsallitja me sy mund t’ju ndihmojë që të kontrolloni pakënaqësinë dhe hidhërimin tuaj, mirëpo, nëse ajo është përgjigje pasive –agresive, atëherë kjo është sjellje e keqe ndaj të tjerëve. 

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top