FB

September 20, 2023 | 8:06

Kujdes nga ethet e çuditshme: Dengue dhe viruse të tjera tropikale janë tashmë “endemike”

Me ndryshimin e klimës, edhe sëmundjet me të cilat duhet të përballemi nuk janë më të njëjta. Në fakt, të nxitur nga vera gjithnjë e më të nxehta, patogjenë të ndryshëm tropikalë tani kanë filluar të ndihen si në shtëpinë tonë. Dy mbi të gjitha, Dengue dhe Nili Perëndimor. Sëmundjet e transmetuara nga pickimi i mushkonjave, të cilat në këtë verë të gjatë dhe të furishme të vitit 2023 shënuan një numër rekord rastesh, tashmë janë këtu, dhe se në vitet e ardhshme do të duhet të mësojmë të përballemi me to.

b 

Dengue

Buletini më i fundit nga Istituto Superiore di Sanità në Itali vërteton 165 raste me Dengue të konfirmuara në Itali deri më 11 shtatorin e kaluar, nga të cilat 19 ishin indigjene dhe për fat të mirë asnjë vdekje. Bëhet fjalë për një sëmundje të shkaktuar nga katër viruse shumë të ngjashme, e cila transmetohet te njeriu nga pickimi i mushkonjave të species Aedes aegypti, të cilat duhet të kenë marrë virusin gjatë një vakti gjaku të mëparshëm ndaj një personi tjetër të infektuar. Sëmundja është e zakonshme në të gjitha zonat tropikale dhe subtropikale të planetit, ku incidenca e infeksioneve ka ardhur në rritje vitet e fundit edhe për shkak të ndryshimeve klimatike. Por po bëhet gjithnjë e më e zakonshme edhe në territorin europian, ku zakonisht mbërrijnë rastet e importuara (njerëz të infektuar gjatë udhëtimit në zonat ku virusi është endemik) të cilat së fundmi po shkaktojnë gjithnjë e më shumë shpërthime të transmetim autokton.

 

Simptomat

Zakonisht fillojnë me temperaturë të lartë, pesë ose gjashtë ditë pas pickimit nga mushkonjat e infektuara, të shoqëruara me dhimbje koke akute, dhimbje rreth dhe pas syve, dhimbje muskujsh dhe kyçesh, vjellje dhe në disa raste edhe manifestime të veçanta të lëkurës. Për fat të mirë, në shumicën dërrmuese të rasteve (deri në 80%) sëmundja është në të vërtetë asimptomatike. Vetëm në pesë për qind të të infektuarve sëmundja kalon në një formë të rëndë dhe në një përqindje të vogël të tyre mund të bëhet kërcënuese për jetën.

 

Nili

Një tjetër protagonist i madh i këtij viti 2023 është virusi i Nilit Perëndimor, një flavivirus i transmetuar gjithashtu kryesisht nga pickimi i mushkonjave, i cili megjithatë tashmë është endemik në rajone të ndryshme të Italisë për të paktën disa dekada. Sëmundja është asimptomatike në shumicën dërrmuese të rasteve (pothuajse 80%). Simptomat, kur janë të pranishme, fillojnë nga dy deri në 15 ditë pas infektimit dhe janë të ngjashme me ato të gripit. Në një pjesë shumë të vogël të këtyre pacientëve, zakonisht në rastin e të moshuarve ose njerëzve të dobët, virusi mund të shkaktojë një formë neuroinvazive shumë më serioze, e cila mund të shkaktojë edhe konvulsione, paralizë, koma dhe për rrjedhojë të jetë fatale.

 

Burimi Today.it / Revista Psikologjia

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top