Të qëndruarit ulur mund të dëmtojë po aq sa duhanpirja ! Mungesa e aktivitetit fizik, punët që të “mbajnë lidhur” në karrige për të paktën tetë orë vijnë me jo pak efekte anësore për shëndetin tonë! Kur të lexoni më poshtë se çfarë i ndodh trupit në mungesë të lëvizjes, do të gjeni pretekste nga më të ndryshmet që të çoheni të paktën çdo dy orë.
Sipas Dr. James Levine, rektori i Universitetit Shtetëror e Klinikës Mayo në Arizona të qëndruarit ulur është më e rrezikshme se pirja e duhanit, vret më shumë njerëz sesa HIV dhe për fat të keq më shumë se 50% e popullsisë do të qëndrojnë të ulur deri në vdekje.
Arsyeja pse ekspertët e shëndetit e krahasojnë qëndrimin ulur me pirjen e duhanit është sepse rrit rrezikun e diabetit të tipit 2 dhe kancerin, si dhe gjithashtu mund të shkaktojë dëme të pakthyeshme.
- Mund të shtoni peshë
Stërvitja dhe një regjim i shëndetshëm ushqimor janë dy mënyrat për të mbajtur një peshë të shëndetshme. Por nëse ju i privoni trupit lëvizjen, metabolizmi do të ngadalësohet duke shkaktuar probleme me tretjen dhe depozitimin e yndyrës. Kjo është një nga arsyet pse është kaq e rëndësishme që të ngriheni dhe të lëvizni çdo dy orë.
- Dëmton shtyllën kurrizore
Studimet tregojnë se shkaku më i madh i dhimbjes së shpinës është stresi postural. Në këtë rast, nuk lidhet me orët e gjata që kaloni ulur, por me pozicionin si qëndroni në karrige.
Për të parandaluar dhimbjet e shpinës duhet të mbështeteni në karrige, këmbët të jenë në një kënd prej 90 gradësh dhe të takojnë në tokë dhe e fundit por jo më pak e rëndësishme koka të qëndrojë drejt ! Përkulja e qafës mund të dëmtojnë rruazat e para të shtyllës kurrizore.
- Mund të dëmtojë trurin tuaj
Qëndrimi ulur për vite me radhë mund të çojë në një rënie të ndjeshme të vëllimit të trurit, duke ndikuar në kujtesën tuaj.
- Mund të dobësojë muskujt tuaj
Muskujt mundësojnë lëvizjen e trupit. Kur uleni për orë të tëra , kjo mund të shkaktojë dobësim të tyre! Presioni i vazhdueshëm në pjesën e pasme të këmbëve mund të ndikojë në qarkullimin e gjakut të trupit tuaj dhe përfundimisht të çojë në dëmtim të muskujve. Kjo është për shkak të qarkullimit të dobët të gjakut . Rreziku për krijimin e trombeve të gjakut është gjithashtu më i lartë nëse qëndroni ulur për një kohë të gjatë.
- Të fundit por jo më pak të rëndësishme lidhen me rrezikun e diabetit dhe kolesterolit të lartë.
Burimi / Panorama Online
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.