Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Djali: “Mami, mendoj se jam mjaft i rritur tani. Më thuaj…, a ka babagjysh?”
Mami: “Mirë, pajtohem që je mjaftueshëm i rritur. Por, sapo të mësosh të vërtetën për babagjysh-in, nuk do ta shohësh më në të njëjtën mënyrë dhe nuk do të lidhesh më me të si tani.
Pra pyetja ime është: A je i sigurt që po kërkon ta mësosh?”
Pushim i shkurtër…
Djali: “Po, dua ta di”
Mami: “Mirë, po ta them: Po, ka një Babagjysh”.
Djali: “Vërtet?”
Mami: Po, vërtet që ka, por ai nuk është një plak me mjekër e me kostum të kuq. Këtë ua themi vetëm fëmijëve. E shikon, fëmijët janë shumë të vegjël për të kuptuar natyrën e vërtetë të Babagjysh-it, kështu që ne ua shpjegojmë atë në një mënyrë që ata mund ta kuptojnë.
E vërteta për Babagjysh-in është se ai nuk është aspak njeri. Është një ide.
Mbaji mend të gjitha dhuratat që të ka bërë Babagjyshi ndër vite.
Unë në fakt i bleva vetë.
Të pashë që i hape.
Më shqetësoi fakti që nuk më the faleminderit?
Sigurisht që jo!
Unë në fakt mora shumë gëzim prej saj.
E shikon, Babagjyshi është ideja e dhënies për të dhënë, pa menduar për falenderim apo mirënjohje.
Mami: “Epo, tani që e di, ti je pjesë e saj. Duhet të bëhesh edhe ti Babagjysh tani. Kjo do të thotë që nuk mund t’i tregosh kurrë sekretin një fëmije të vogël dhe duhet të na ndihmosh të zgjedhim dhuratat e Babagjyshit, dhe më e rëndësishmja, duhet të kërkojmë mundësi për të ndihmuar njerëzit. E kuptove?”
Ndihmoni njëri-tjetrin këtë Krishtlindje dhe…, jini të sjellshëm!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.