FB

July 21, 2022 | 8:30

Kujdesi për lëkurën pas plazhit…

Scrub, mousse dhe balsam, kremra dhe vajra që rigjenerojnë lëkurën dhe mendjen: pas pushimeve trajtimet për fytyrën dhe trupin janë më shumë se sa të nevojshme…

Ka nga ata që i kanë kaluar në det ose në mal, ca kanë qëndruar në shtëpi dhe të tjerë mezi po presin të nisen, por për shumë persona pushimet verore tashmë kanë kaluar dhe i janë rikthyer rutinës së përditshmërisë në çdo fushë të jetës. Edhe lëkura nuk bën përjashtim, e cila në këtë periudhë të vitit ka nevojë për trajtime shtesë, në mënyrë që të ripërtërihet nga stresi i shkaktuar prej diellit.

Scrub dhe peeling për t’i dhënë lëkurës shkëlqim

Aleati i parë për lëkurën është scrub-i, i cili ka një rol thelbësor për të pasur një fytyrë të butë. Eliminon qelizat e vdekura, zonat gri dhe njollat sipërfaqësore, të cilat janë të shpeshta kur nxirrja fillon të ikë, ndaj është më mirë që të kujdeseni menjëherë. Në këtë mënyrë ngjyra e lëkurës do të jetë uniforme dhe me shkëlqim.Mund të zgjidhni të bëni edhe një peeling, ajo që ka rëndësi është që të jetë delikat, sepse kur kthehemi nga pushimet shpesh lëkura është e ndjeshme dhe mund të rritohet, sidomos nëse keni qëndruar gjatë nën diell. Trajtimi ideal këshillohet të bëhet në javë. Përdorni përbërës natyralë dhe green.

kujdesi-pas-plazhit

Hidratoni fytyrën…

Në këtë fazë fytyra dhe trupi kanë nevojë për hidratim shtesë, sidomos nëse e kanë lëkurën shumë të thatë. Zgjidhni serume, larës dhe kremra që i përshtaten dhe moshës suaj. Përdoren duke ndjekur një rregull preciz: hapi i parë, në mëngjes është larja, një moment që shumë persona e konsiderojnë pa rëndësi, por është i domosdoshëm për të hequr papastërtitë dhe për ta përgatitur lëkurën ndaj trajtimeve të tjera. Serumi, i cili depërton në thellësi, është trajtimi i parë thelbësor për lëkurë të shëndetshme. Vitamina C, acidi hialuronik dhe agjentët antioksidantë ndihmojnë në parandalimin e rrudhave, duke favorizuar prodhimin e kolagjenit. Dhe pastaj vazhdoni me kremin e ditës, kremin mbrojtës kundër diellit. Para se të flini, këshillohet të pastroni fytyrën nga papastërtitë dhe grimi, si dhe të vendosni kremin e natës.E gjithë kjo rutinë bukurie, do ta bëjë fytyrën tuaj edhe më të bukur, me shkëlqim dhe të freskët.

Mos lini pas dore trupin

Mousse, balsame dhe vajra, ka produkte për të gjithë. Janë ideale pas dushit, sidomos gjalpë karité, vaj jojobe, vaj luledielli, vaj argani, mjaltë dhe vaj kokosi. Mos kini frikë të ekzagjeroni dhe masazhoni lëkurën deri sa të përthithet i gjithë produkti. Pas disa kohësh do të vini re se lëkura juaj nuk është më e thatë, por e shëndetshme dhe me shkëlqim.

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI  |  Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 171

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top