Nëse jemi gjallë, këtu, në këtë tokë, ka një arsye, apo jo? Dhe arsyeja është se “duhet” të kujdesemi për veten tonë, për të nderuar jetën që na është dhënë, duke mësuar ta duam veten dhe duke kapërcyer forcat e anës së errët, të cilat bëjnë gjithçka për të na ndaluar. Atëherë, gjithçka që na ndihmon të lidhemi me thelbin tonë të vërtetë, që na ndihmon të hapim zemrën tonë, të zbulojmë talentet tona, t’i shfaqim ato, të dëgjojmë ndjenjat tona, mësuesin tonë të brendshëm, të mirëpresim atë që jemi.
Na bën të zgjedhim dashurinë në vend të frikës dhe mosbesimit, dhembshurisë ndaj vetes në vend të gjykimit, të buzëqeshim më tepër sesa të shohim zi.
Të jemi të qetë sepse jemi të kënaqur me veten, pavarësisht se çfarë bëjmë, në vend që të mohojmë veten për të tjerët dhe pastaj të ndihemi të irrituar dhe nervozë.
Qëllimi i jetës është të kujdesemi për veten dhe për vetë-realizimin, për atë që është, sepse ana e errët na largon nga vetja. Kjo është arsyeja pse nuk duhet të jetojmë me egoizëm, por të rivendosim dashurinë, drejtësinë, të vërtetën.
Nëse, nga ana tjetër, mohojmë veten në kushtëzime dhe role, të vajzës, nënës, gruas, atëherë zgjedhja ekzistenciale e jetës sonë është shumë racionale dhe sipërfaqësore.
Jeta ka një kuptim më të gjerë të mendjes dhe racionalitetit, dhe është ta duash veten për atë që je, dhe duke e shfaqur atë me gjithë dashurinë për të cilën mund të jemi të aftë. Vetëm në këtë mënyrë jeta jonë merr fluturimin, dhe në të gjitha rolet dhe detyrat mund të japim më të mirën nga vetja, pa mohuar veten, pa sulmuar, pa pasur nevojë ta demonstrojmë, pa identifikuar veten.
Ku është egoizmi nëse unë jam vetvetja dhe në fakt e mësoj fëmijën tim të bëjë të njëjtën gjë?
A nuk do të ishte më keq nëse do ta mësoje të mohonte veten në emër të kushtëzimeve dhe pastaj të shkarkoje mbi të nevojat e tua të brendshme që nuk doja t’i plotësoje nga frika e të qenit egoist?
Mbani mend një gjë: që të gjitha plagët, vrimat afektive, mangësitë emocionale që nuk i zgjidhni drejtpërdrejt, duke marrë përgjegjësi për to dhe duke i trajtuar me gjithë dashurinë për të cilën jeni të aftë, do të kalojnë dhe të ndikojnë më shumë tek ata pranë jush.
Pra, më mirë të pastroni sa më mirë e sa më shumë që të jetë e mundur zemërimin brenda nesh, në mënyrë që të mos i kalojmë zhgënjimet tona tek të dashurit tanë. Dhe duke ditur gjithashtu që e jashtmja reflekton brendësinë, ne jemi dyfish përgjegjës për pjesën e brendshme dhe të jashtme…
Ne jemi një thelb dhe respektimi i këtij thelbi është forma më e madhe e dashurisë dhe lumturisë që mund të jetojmë, dhe kjo është ajo që Nëna-Jetë kërkon prej nesh.
Dhe madje është çorientuese të flasësh për “egoizëm të shëndetshëm”: të kujdesesh për veten është e drejtë, por edhe detyrë.
Le të kujdesemi për veten tonë, sepse të jesh i palumtur, por vetëmohues, thjesht nuk ka kuptim.
Gjithashtu edhe sepse mund të jemi me të vërtetë altruistë vetëm nëse jemi të lumtur brenda, përndryshe gjithçka është false.
Të kujdesesh për veten është një detyrë, është përgjegjësia jonë …
Përgatiti Orjona Tresa / Burimi Metodo StudiAmo – D.ssa Lucia Goldoni
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.